Categories Lajme

Si u zbulua skandali “Qatargate”? Nga pista e hakmarrjes së sekretares tek spiunazhi nga një vend i tretë! Mbi 60 deputetë nën hetim

Të tjera detaje janë zbuluar nga skandali që përfshiu Parlamentin Evropian, ku 1.5 milionë euro dhe dhurata të kushtueshme janë dhënë nga Katari dhe Maroku.

Një pjesë e madhe e parave të konfiskuara nga shtëpia e Eva Kailit, babait të saj dhe ish-deputetit italian Antonio Panzeri u tërhoqën nga një bankë belge.

Kanë qenë shërbimet sekrete të Belgjikës ato që prej muajsh në bashkëpunim me pesë shtete të tjera kanë hetuar dhe kanë zhvilluar operacionin në fjalë. Ky hetim e kishte lënë jashtë Italinë që gjithçka të dukej se bëhej fjalë vetëm për eurodeputetë italianë.

Fillimisht çështja lindi si një rast që prekte sigurinë kombëtare, por më pas dosja kthehet në diçka që lidhet me korrupsionin ndërkombëtar, por që përfundoi në një gjykatë të zakonshme. Operacioni “Katar” filloi në vitin 2021 si një hetim për ndërhyrje nga një vend i huaj në proceset vendimarrëse të Parlamentit Evropian. Kryesisht për qëndrimet që lidhen me të drejtat e njeriut në Katar si dhe arritjen e një marrëveshje për aviacionin mes Katarit dhe Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje tashmë është e bllokuar pas publikimit të skandalit.

Sipas shtypit grek prokurorët kanë në shënjestër mbi 60 eurodeputetë, shumica e tyre prej grupit socialist dhe Partive Popullore Evropiane, por edhe parti të tjera të djathta.

Nuk dihet ende se cili është burimi i informacionit për 007-at belge, nëse bëhet fjalë për një sekretare në PE që denoncoi atë që dinte për t’u hakmarrë, apo informacioni erdhi nga një vend i tretë, siç shkruan gazeta belge ‘De Standaard’.

Fakti është që hetimet tepër sekrete fokusohen menjëherë tek italiani Antonio Panzeri. Apartamenti i tij në Bruksel është përgjuar ndërsa ai edhe është ndjekur nga agjentët. Janë kompetenca të veçanta që u jepen shërbimeve të Belgjikës, që i lejojnë të kryejnë hetime të thelluara pa autorizimin e gjyqësorit. Por mjafton miratimi i një komisioni që vlerëson mundësitë dhe nevojat e hetimit.

Kur shërbimet patën tablonë e situatës në korrikun e kaluar, hetimi iu kalua prokurorit federal i cili hapi dosjen për konspiracion, korrupsion dhe pastrim parash të kryera nga 1 janari 2021 deri në 8 dhjetorin e kaluar.

Kontaktet e Panzerit janë në duart e magjistratëve duke filluar nga ajo që e lidh me Francesco Giogi (partneri i Eva Kailit).

Më shumë se 750 mijë eurot që iu sekuestruan, kanë mbërritur për çiftin nga Katari. Po njësoj edhe për 600 mijë të tjerat të gjetura në rezidencën e Panzerit.

Hetimet do të duhet të përcaktojnë se si janë siguruar këto pagesa. Numrat serialë të kartëmonedhave tregojnë se ato janë emetuar në Belgjikë dhe kalonin nëpër banka belge. Kjo e hedh poshte hipotezën se paratë janë dërguar me valixhe në Bruksel. Sa u përket dhuratave, hetuesit dyshojnë se kanë mbërritur në Poloni përmes ambasadorit të një vendi afrikano-verior.

Ardit Rada / JavaNews.al

Përshtatur nga ‘Corriere della Sera’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME