Categories Lajme

Si u zhdu kën 2 milion euro nga Thesari në Kosovë

Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një konferencë urgjente për mediat ka dhënë detaje për “avullimin” e 2 milion eurove nga thesari i shtetit. Bajrami ka deklaruar se janë bërë 4 transaksione të jashtëligjshme nga Thesari i Republikës së Kosovës dhe se mbi 2 milionë euro janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik. “Sot s’është lajmi i mirë, e keni parë në gazetë. Bëhet fjalë për 4 trasnsaksione të dyshimta, që kanë ndodhur nga llogaria e thesarit që është në kuadër të MF-së. 2 milionë euro kanë shkuar në llogari të një operatori ekononik”, ka thënë Bajrami në konferencë për media.

“Me të kuptuar kemi raportuar rastin, dhe krimet ekonomike po merren me hetim të brendshëm”, ka thënë Bajrami më tej. Ministrja ka thënë se tashmë po interesohen të gjejnë se kush është përfituesi përfundimtar i të hollave. Në konferencën e mbajtur për media, ajo tha se i arrestuari është zyrtar i Thesarit të Shtetit, ndërsa tjetri është eprori i tij në vijë raportuese.

“Deri më tani janë suspenduar 2 zyrtarë, njëri nga ta është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ne tani më kemi gjurmuar, ky është transaksion bankar. Institucionet e rendit janë duke u marrë, duke parë se kush janë përfituesit fundor”, ka theksuar ajo. “Janë zyrtarë të Thesarit të Shtetit, punon në thesar qe 11 vite ndërsa tjetri është eprori i tij në vijë raportuese. Gjithë ata që punojnë aty e kanë qasjen pasi duhet të kryejnë transaksione në baza ditore”, shtoi Bajrami.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME