Categories Lajme

Siç bëri me Ukrainën, Rusia paralajmëron Finlandën dhe Suedinë për anëtarësimin në NATO

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se futja e Finlandës ose Suedisë në NATO do të sillte një përgjigje të fortë nga ana e Moskës.

Gjatë një konference për mediat, Zakhrova praktikisht kërcënoi dy shtetet nordike se do të vuanin pasojat e Ukrainës nëse do të kërkonin të bëheshin pjesë e Aleancës. “Do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të bënin shtetin tonë të ndërmerrte hapa reciprokë”, citohet Zakharova nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve.

“Vlerësojmë se përkushtimi i qeverisë finalndeze për një politike asnjanëse ushtarake është faktor i rëndësishëm për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Europën veriore”, tha Zakharova.

Edhe pse Finlanda bashkëpunon me NATO-n në disa aspekte, si për shembull merr pjesë në mbledhjen e sotme të aleancës, nuk i është bashkuar zyrtarisht asaj. Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se mundësitë që Finlanda të aplikonte për t’u bërë pjesë e NATO-s ishin të pakta, përgjatë mandatit të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME