Categories Lajme

Siguria në plazhe/ Policia e Vlorës në aksion pas ngjarjes tragjike në Himarë, bllokohen dy “Jet ski” dhe një gomone

Policia kufitare ka bllokuar ditën e djeshme tre mjete të tjera lundruese, një gomone dhe dy “Jet ski”.

Ndërkohë janë marrë masa administrative edhe ndaj pronarit të një prej mjeteve, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Njoftimi i policisë: Ditën e djeshme, janë bllokuar nga Policia Kufitare edhe 3 mjete të tjera lundruese, 1 gomone dhe 2 “Jet ski”. Ndëshkohet me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i njërit prej mjeteve lundruese, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Shërbimet e DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej një mjet lundrues tip gomone, me të cilin po transportoheshin pasagjerë, në një zonë të kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues tip gomone, në bazë të ligjit nr.43/2020 datë 23.04.2020, neni 6, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi V. P., 50 vjeç dhe u bë bllokimi i këtij mjeti, në portin e Himarës.

Gjithashtu, në vijim të kontrollove, në Himarë, u bë bllokimi dhe i 2 mjeteve të tjera lundruese “Jet ski”, në pronësi të shtetasit F. B., me qëllim kontrollin për dokumentacion, si dhe për verifikim nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME