Categories Lajme

Siguria ushqimore/ AKU inspekton 312 biznese, asgjësohen 23,701 tonë produkte ushqimore

Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 312 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e taskforcës antiCovid.

Taskforca antiCOVID në vijim të monitorimit nëpër biznese, një vëmendje të veçantë u ka kushtuar edhe monitorimit të shkollave me fillimin e vitit të ri shkollor, në zbatim të protokollove të sigurisë, si mënyrë e vetme në shmangien e përhapjes së virusit.
Gjatë inspektimeve nëpër biznese ushqimore janë dhënë 16 masa me paralajmërim për mungesë të librezave shëndetësore, mos rinovim të analizave të ujit, ambienteve të tregtimit të pa sistemuara etj.

Me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 23,701 tonë produkte ushqimore.

“Referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 58 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide”, bën të ditur AKU.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron se do të vijojë punën pandërprerë në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME