Categories Lajme

Siguria ushqimore/ Drejtori i AKU-së: 7 laboratorët rajonalë kryejnë rreth 22 750 analiza në vit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për më shumë se një dekadë është autoriteti që monitoron dhe garanton sigurinë ushqimore të konsumatorit shqiptar. Me një shtrirje me 12 drejtori rajonale në të gjithë vendin dhe mbi 400 inspektorë AKU mbulon të gjithë territorin e vendit me kontrollet dhe inspektimet, për sigurinë ushqimore. Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Robert Lili, u shpreh gjatë një interviste për median se AKU ka bërë një punë të rëndësishme në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë atë BE-së.

“AKU kryen 5 deri 6 inspektime në ditë. Kontrolli bëhet në bazë të planit vjetor ku përcaktohen në bazë të riskut edhe operatorët e biznesit që do të inspektohet. Ndërsa  kontrollet periodike kryhen për të gjitha mallrat e importit që hyjnë në vendin tonë”- tha Lili. Lili informoi se, në të gjithë vendin janë 7 laboratorë rajonal të kontrollit ushqimor që kryejnë të gjitha analizat sipas standardeve më të mira. “AKU merr 11 070 mostra ushqimesh në vit për të analizuar sigurinë ushqimore nga të cilat përfitohen 22 mijë 750 analiza, për produktet ushqimore të vendit dhe ato që vijnë nga importi”- theksoi ai.

Drejtori i AKU-së vuri në dukje se në 17 korrik hyn në fuqi ligji, për etiketimin e ri të produkteve ushqimore, që përcakton të gjitha të dhënat për çdo elementë që përmban produkti dhe specifikisht përmbajtjen në etiketë të elementëve alergjikë. Duke u ndalur në kontrollet e sigurisë ushqimore në kohën e përhapjes së COVID-19, Lili tha “se në të gjithë vendin janë kryer mbi 26 mijë inspektime që kanë konsistuar në zbatimin e protokolleve të sigurisë kundër COVID-19, nga ana e operatorëve të biznesit ushqimor”. Ndërsa shtoi se, është hartuar plani kombëtar i kontrollit për mbetjet e pesticideve dhe plani kombëtar i analizimit të qumësht të papërpunuar.

“Mbi bazën e këtij plani (për pesticidet në produktet ushqimore), parashikojmë analizimin e 1 600 mostrave të prodhimeve bujqësore (sallatë, speca, domate) nga ku deri tani kemi marrë 493 mostra dhe janë konstatuar vetëm 4 raste me probleme për të cilat janë marrë masat përkatëse sipas ligjit”- tha Lili. Drejtori i AKU-së, Lili theksoi se aktualisht është drejt finalizimit standardizimi i procedurave të inspektimit ushqimorë dhe brenda vitit do të jenë të njëjta me ato të BE-së, duke garantuar rritjen e sigurisë ushqimore për konsumatorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME