fbpx
Lajme

Silva Bino: Duhet të presim dy javë për të parë nëse ka raste nga protestat

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka deklaruar se piku i koronavirusit ka kaluar. Bino gjatë një interviste për “News 24” theksoi se virusi ende nuk është larguar nga vendi dhe se njerëzit duhet të respektojnë masat.

“Vendi ynë e ka kaluar pikun epidemik. Kemi raste të kufizuara, kemi qarkullim të virusit pavarësisht se jo i dendur. Hapja gjatë javës është e rëndësishme për aktivitetet e biznesit që lidhen me punën dhe fundjava bëhet për të kufizuar kontaktin distancimin, është një masë e rëndësishme e cila na lehtëson.

Në fundjavë ne kufizojmë distancimin social. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm, duhet të bëjnë kujdes”, u shpreh ajo. Sa i përket protestave për shembjen e Teatrit, Bino tha se nuk donte të merrej me politikë, por do priten dy javë për të parë impaktin që do kenë grumbullimet në fjalë.

“Duhet të presim dy javët në vijim. Kjo nuk ka lidhje me politikën por me njerëzit, ata duhet të kuptojnë që periudha e inkubacionit të virusit zgjat deri në 14 ditë, prandaj edhe ne duhet të presim rezultatet e pas dy javëve për të kuptuar si ka ndikuar ky grumbullim”, u shpreh ajo.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button