Categories Lajme

Silvio Berlusconi kërkon të mbajë premtimin që i bëri dikur të ëmës

I pamposhtur nga problemet shëndetësore, skandalet seksuale e mosha, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi duket se po përpiqet me ngulm të mbajë një premtim që i kishte bërë dikur të ëmës: se një ditë do të bëhej president. Në fillim të vitit të ardhshëm parlamenti italian do të zgjedhë kryetarin e ri të shtetit dhe 85-vjeçari me gjasë do të jetë pjesë e garës, lëvizje që mund të ndryshojë peizazhin politik italian.

Normalisht kandidatët nuk deklarohen para zgjedhjeve. Megjithatë, emri i Berlusconit është përmendur vazhdimisht në media dhe ai vetë nuk ka bërë asnjë përpjekje për të shuar spekulimet se dëshiron të jetë në krye të shtetit.

“Përgjatë dy javëve të fundit e kam takuar dy herë dhe ishte shumë i entuziazmuar”, shprehet për The Guardian një zyrtar nga partia e Berlusconi-t, Forza Italia, i cili kërkoi që t’i ruhej anonimati. 85-vjeçari, i cili vitin e shkuar ishte i sëmurë rëndë si pasojë e Covid-19, duket se po vijon me fushatën e tij jo zyrtare, duke u vetëprezantuar si një burrë shteti me eksperiencë në politikën europiane.

Megjithatë, moguli miliarder i mediave mbetet një figurë tejet kontroverse. Atij iu ndalua përkohësisht ushtrimi i funksioneve publike pasi u dënua për evazion fiskal në 2013-n dhe është ende në gjykim pasi akuzohet se i dha ryshfet dëshmitarëve për rastin e prostitucionit me të mitura, të lidhur me festat e tij famëkeqe të seksit, “bunga bunga”, më shumë se një dekadë më parë.

Analistët besojnë se një personalitet i tillë përçarës do ta ketë të vështirë që të sigurojë mbështetjen e nevojshme për t’u bërë president, roli i të cilit shërben për të zgjidhur problemet në politikën italiane e që thirret shpesh, ashtu si në rastin e presidentit aktual Sergio Mattarella, për të zgjidhur ngërçet politike.

Enrico Letta, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë e ka përjashtuar mbështetjen për Berlusconin. Ai tha se zgjedhja e presidentit duhet të bazohet në një shumicë të gjerë, përndryshe qeveria do të shpërbëhej menjëherë. Edhe partitë e ekstremit të djathtë, nuk duhen të bindura.

Në Janar, Salvini tha se “Berlusconi do të ishte një president madhështor për republikën”, por javën e shkuar u duk më i tërhequr. “Të gjithë kandidatët mbi 50 vjeç janë të përshtatshëm. Sipas ligjit italian nuk ka njerëz më shumë apo më pak të përshtatshëm”, tha ai.

Kreu i Unionit të Kristian Demokratëve, Lorenzo Cesa tha se “nëse Berlusconi është një prej kandidatëve për president të republikës, ne e kemi për detyrë ta mbështetim”.

Për të siguruar fitoren, kandidatët për president në Itali duhet të sigurojnë dy të tretat e votave, por nëse askush nuk e arrin këtë në tre raundet e para, atëherë kuota e nevojshme ulet në 50 % të votave, plus 1.

Analistët besojnë se ky është një objektiv i vështirë për t’u arritur nga ish-kryeministri.

Ndërkohë, gazeta e përditshme italiane, il Fatto Quotidiano ka nisur një peticion për të bindur anëtarët e parlamentit që të votojnë kundër tij.

“Presidenti i republikës duhet të jetë garantues i Kushtetutës. Silvio Berlusconi është garantues i korrupsionit dhe prostitucionit”, shkruan gazeta, ndërsa rreshton një seri procedimesh e vendimesh kundër Berlusconit, e në fund shton: “Për këto arsye, në u kërkojmë të gjithë parlamentarëve që të mos votojnë për të si president të republikës. Në fakt as që duhet të flisnin për një gjë të tillë dhe nëse është e mundur, as ta çojnë nëpër mend”.  Peticionin mësohet se e kanë nënshkruar mbi 160 mijë persona.//tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME