Categories Lajme

Silvoi Berlusconi lë spitalin pasi u infektua nga Covid 19

“Faleminderit të gjithëve, ishte prova më e vështirë e jetës sime”. Këto kanë qenë fjalët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi duke lënë spitalin San Raffaele në Milano pas njëmbëdhjetë ditësh i shtruar.

‘Edhe këtë herë ia hodha paq’- ka shtuar më tej Berlusconi duke i bërë të gjithëve një apel për të mos nënvlerësuar rreziqet e këtij virusi të tmerrshëm.

“Mbështetja që kam pasur këto ditë rreth meje më bëri të kaloja momentet e mia më të vështira-përfundoi ish kryeministri Berlusconi.

Ish-kryeministri 84 vjeç u shtua në spital dy ditë pasi doli pozitiv më 3 shtator.

“Gjëja themelore në lidhje me sëmundjen e Berlusconi nuk ishte aq shumë terapia e ndjekur sapo ai hyri në spital, por ishte shtrimi në spital në momentin e duhur”- tha më herët mjeku personali Berlusconit.

Epidemologët më të njohur në botë kanë bërë analiza të situatës së fundit nga koronavirusi dhe pavarësisht shtimit të rasteve të reja gjatë muajve të verës, agresiviteti i virusit nuk është i njëjtë me atë të muajve prill-mars.

Megjithatë, ata bëjnë thirrje sërish që qytetarët të zbatojnë në mënyrë rigoroze protokollet e higjienës dhe të distancimit social.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME