Categories Kulture, Lajme

Klubi i Shkrimtarëve ‘’Petro Marko’’, organizoi në Bibliotekën ‘’Shevqet Musaraj’’, përurimin e librit studimor, ARGJENDARET E METAFORES

Simbolika e një dite të shënuar , 25 maji është ditëlindja e 175-të e Poetit tonë Kombëtar, Naim Frashëri. Jeta dhe vepra e Naimit është simbol dhe burim frymëzimi për brezat, për kohën dhe kombin.

Naimi, mjeshtër i fjalës së shkruar, është themeli i gjuhës letrare kombëtare, traseja mbi të cilën udhëtoi gjuha shqipe, duke i rezistuar furtunave dhe dallgëve të historisë, për të ardhur e mbetur e pastër dhe e bukur, gjuha shqipe.

Pikërisht, sot, në këtë ditë krenarie përkujtimore, Klubi i Shkrimtarëve ‘’Petro Marko’’, organizoi në Bibliotekën ‘’Shevqet Musaraj’’, përurimin e librit studimor, ARGJENDARET E METAFORES, të autorit Idajet Jahaj.

Takimin e hapi drejtoresha e Bibliotekës, njëkohësisht dhe poete, znj. Elma Rama e cila, veç vlerave dhe impresioneve për librin, u ndal edhe në disa detaje të tjera që kanë të bëjnë me gjallërimin e jetës letrare të qytetit, me bashkëpunimin e shoqatave të ndryshme letrare si dhe me një koordinim më efikas të projekteve dhe eventeve që bëhen dhe duhet të organizohen akoma më mirë në të ardhmen.

Fjala ime përshëndetëse, duke qenë njëkohësisht dhe redaktor i librit, ishte më shumë se një falënderim dhe respekt për punën e studjuesit Jahaj.

Folën me kopetencë dhe analizë kritike, mësuesja Lejla Gorrishti, z,Leka Skëndaj, Alma Feruni, Kozma Billa, Ruzhdi Bega, Xhemil Lato, Sinan Elmazi, Luto Memokondi.

Të gjithë referuesit dhe diskutantët vlerësuan nivelin e lartë të veprës, punën plot pasion dhe profesionalisht cilësorë të autorit, i cili ia doli me sukses për t’i dhënë letërsisë shqipe një vepër të arrirë.

Dy ikonat e letërsisë shqipe, figura të ndritura emblematike, Ali Asllani dhe Fatos Arapi, janë diej që nuk shuhen kurrë, mjeshtër të sistemit figurativ-stilistik. Autori ka meritë të veçantë, për këta dy kolosë të poezisë sonë, të cilët i ka parë dhe zhvilluar në një kënd të ri, duke ndriçar më mirë se deri tani vlerat e tyre letrare dhe artistike.

Në fund, autori Jahaj, falënderoi kolegët, miqtë e tij, për fjalët vlerësusese dhe inkurajuese!

Dhe si përherë një kafe dhe raki, tek lokali më afërt do ishte si vazhdim i fjalëve përgëzuese për eventit. Klubi ‘’Petro Marko’’, promovon vlera dhe arritje, në fushën e letërsisë. Evente të tjera na presin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME