Lajme

Sinjal se Çalamani mbërriti në Gjykatë, familjarët e Mateos tentojnë të hyjnë brenda, vëllai kapërcen hekurat

Momente tensioni në ambientet e Gjykatës së Fierit këtë mëngjes, ku familjarët e 8-vjeçarit që u v ra në mënyrë m akabre nga fqinji i tij janë futur më d hunë në hollin e gjykatës duke shkelmuar edhe derën duke e thyer atë. Mësohet se të afërmit dhe familjarët e të ndjerit duan të marrin pjesë në seancën gjyqësore ndaj Klodian Çalamënit.

Gjithë kjo situatë është shoqëruar me debate të ashpra mes familjarëve të 8-vjeçarit dhe forcave të policisë. Familjarët pretendojnë se nuk është vendosur drejtësi dhe madje që gjithë këto orë pas k rimit të rëndë nuk janë informuar për atë që ka ndodhur me vogëlushin e ndjerë.

“Ju lutem qytetareve qe kane femije kërkojmë të na bashkoheni ju lutem na ndihmoni të kërkojmë drejtësi për Mateon, sot ishte femija jone neser mund te jete femija juaj, le të v arim këtë plehrë të shpëtojnë fëmijët e tjerë, gjithë populli ku është të na mbështesë këtu”, tha njera nga te afermet e vogelushit jashte gjykates, pasi policia i nxori jashte hollit.

“Nuk ka nevoje të vijë në gjykatë ai, gjykata e pati një herë dhe e la të lirë”, tha një tjetër e afërme e vogelushit. Familjarët janë të vendosur për të qendruar në ambientet e gjykatës dhe të presin mbërritjen e autorit, teksa një njoftim i dytë bën me dije se është shtyrë për në orën 10:30 mbërritja në gjykatë e Klodian Calamënit. Ajo qe nuk dihet eshte nese seanca do te shtyhet per nje dite tjeter, duke pasur parasysh tensionin e madh qe eshte krijuar ne ambientet e gjykates.

“Si më djeg zemra mua, ashtu çika çika të bëhet ai.”. kështu deklaron nga ambientet e gjykatës së Fierit, babai i Mateos së vogël, i cili u v ra barbarisht nga fqinji i tij, 38-vjeçari Klodian Çalamani.

Me tone të forta, babai i v iktimës kërkon drejtësi, bashkë me gruan dhe familjarët e tyre. Ata me forcë kanë hyrë në ambientet e gjykatës, ku pritet që të vijë autori i v rasjes, të cilit do t’i komunikohet sot masa e sigurisë. V rasësi 38-vjeçar i vogëlushit pritet të mbërrijë në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që familjarët po tentojnë të futen me forcë brenda ambienteve. Nga pamjet shihet se i vëllai i 8 vjeçarit kapërceu hekurat dhe qytetarë të tjerë të Fierit po përplasen me policinë e cila nuk i lejon që të hyjnë në ambientet e brendshme të Gjykatës. Ata morën sinjal sikur vrasësi kishte mbërritur dhe u tensionuan por 38-vjeçari nuk ka mbërritur ende në Gjykatë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: