Categories Lajme

Sipas mediave helene, autoritetet greke kanë…

Sipas mediave helene, autoritetet greke kanë goditur një bandë prej 8 anëtarësh që vepronin në fushën e grabitjeve, ku 6 prej të arrestuarve janë shqiptarë, ndërsa 2 shtetas grekë.

Banda kryente grabitje të armatosura në biznese, shtëpi dhe parkingje private në zona të ndryshme të Atikës. Policia ka publikuar të gjithë shqiptarët e të ndaluar bashkëngjitur dhe disa të dhëna personale. Gjatë grabitjeve, banda vepronte me 2-5 veta dhe i afroheshin objektit që donin të grabisnin.

Ndërkohë, ata kryenin grabitje me maska, armë zjarri, pajisje shkarkimi elektrike, armë të mprehta etj.

Për t’i shpëtuar përgjimit nga policia, grabitësit përdornin karta telefoni me emra personash inekzistentë.

Policia sekuestroi një sasi të madhe objektesh: 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 1 revolver, 4 makina private, 1 skuter me liçencë të falsifikuar, 2 liçenca të falsifikuar, 2 karta ID të falsifikuara, 1 thikë, 1 palë dylbi, telefona etj.

Policia konfirmon se grupi i grabitësve ka kryer këtë veprimtari: 6 pika karburanti të grabitura, 2 grabitje në parkime private, 1 grabitje shtëpie dhe  1 motorçikletë.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin Publik të Athinës, ndërsa hetimi për përfshirjen e tyre në vepra të ngjashme do të vazhdojë.

Fotot dhe emrat e tyre:

ImageMirel Kasaj

Image

Dionis Rustemi

Image

Marinel Murataj

Image

Dhimitër Ramadani

Image

Erius Tafaj

Image

Roland Roshi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME