Categories Lajme

Siri/OJQ, Turqia qëllon kundër mjekëve dhe ambulancave, shkelet Konventa e Gjenevës

OJQ ndërkombëtare kanë denoncuar përmes një deklarate një seri sulmesh turke kundër qendrave shëndetësore, ambulancave dhe mjekëve në Siri.

“Në agimin e ditës së sotme – raporton organizata – aviacioni ushtarak turk ka goditur një garnizon mjekësor të Gjysmëhënës së Kuqe Kurde në Serekanyie. Dy mjekë u plagosën dhe u dëmtuan ambulanca. Një veprim i papranueshëm, në kundërshtim me të drejtat e njeriut “.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe, kjo nuk është hera e parë që Turqia godet ekipet mjekësore në terren. Ata kanë shkatērruar gjithashtu një Pikë Stabilizimi të Traumës (TSP), një klinikë e lëvizshme që lejon mjekët të ndërhyjnë sa më shpejt te të dëmtuarit,  t’i stabilizojnë ata dhe vetëm pastaj t’i transferojnë në spitalet më të afërt, duke kursyer kohë të çmuar dhe duke kursyer jetë.

“Goditja e ambienteve mjekësore, personelit mjekësor dhe shëndetësor dhe punëtorët humanitarë është një shkelje shumë e rëndë e ligjit humanitar dhe konventave të Gjenevës,” tha OJQ-ja, së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe Kurde,  dhe se “Turqia ka pērfshirë në listën e synimeve jo ushtarake, qendrat shëndetësore, spitalet dhe ambulancat, diçka që nuk ka ndodhur deri më tani”.

Objekti shëndetësor i goditur nuk është objektivi i parë civil i sulmit turk. OJQ raporton se midis ditës së djeshme dhe sot janë goditur 2 shkolla, 2 kisha 2 spitale në Serekanye.

OKB ka raportuar se mijëra njerëz kanë marrë arratinë nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i operacioneve ushtarake turke në veri-lindje të Sirisë. Mes të shpërngulurve ka edhe xhihadistë të arratisur nga një burg midis Raqqa-s dhe kufirit turk. Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë paralajmëruar se në ditët e ardhshme rreth 400,000 njerëz mund të kenë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje dhe se spitalet publike dhe private në zonat e luftës janë mbyllur kurse burimet e furnizimit me ujë kanë shteruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME