Categories Lajme

“Sirianët paguan 4 – 5 mijë euro për udhëtimin me gomone, skafistët u zhdukën afër bregut”

Gomonja me 57 persona e cila i kap në det të hapur në zonën e Vlorës më 9 janar 2021 ka rrezikuar serozisht mbytjen nëse anija e rojes bregdetare që i shkoi në ndihmë nuk do të mbërrinte në kohë.   Mjeti lundrues është gjetur duke pluskuar në det rreth orës 22:00 të darkës kur ishte fundosur pjesërisht në pjesën e pasme të saj dhe dallgët kalonin mbi njerëzit dhe fëmijët e mitur që ndodheshin në bord.  “Ora News” ka zbardhur skemën e trafikimit të 55 klandestinëve sirianë dhe egjiptianëve nga brigjet e Vlorës në drejtim të Italisë, ndodhur në 9 janar 2021, pranë grykëderdhjes së Vjosës.

Nga të dhënat e hetimit mbetet mister se si mundën të ikin dy trafikantët shqiptarë që drejtonin gomonen, të cilët hipën në anije gjatë operacionit të shpëtimit por më pas u zhdukën. Kapiteni i anijes që i shkoi në ndihmë gomones dhe stafi i tij kanë deklaruar se në bord ishin prezent dhe dy shtetas shqiptarë, të cilët nuk janë parë më në anije, sapo mjeti lundrues i është afruar portit detar. Për identifikimin e tyre, policia dhe prokuroria e Vlorës janë duke kryer hetime mbi faktin se si mundën të largohen nga anija dhe më pas nga zona e kalatës së portit detar Vlorë, dy trafikantët.

Nga ana tjetër hetuesit kanë mësuar se çdo klandestin ka paguar, 4 deri në 5 mijë euro tek trafikantët që u premtuan transportimin drejt Italisë. Komunikimi me organizatorët e grupit bëhej me numra të koduar në rrjetin whatsapp. 55 emigrantët e kapur në bordin e gomones, kanë dëshmuar se kishin hyrë në Shqipëri në dhjetor 2020 dhe janë strehuar në disa hotele në periferi të Tiranës derisa u nisën për në Vlorë për të lundruar drejt italisë. Në bregdet klandestinët janë pritur nga dy trafikantët që kanë nisur gomonen por kanë arritur të lundrojnë vetëm 15-20 minuta pasi kanë pasur vështirësi nga dallgër.

Refugjatët kanë kërkuar kthimin pas por gomonia nuk mund të lundronte, pasi ishte mbushur me ujë. Në këto kushte dy trafikantët shqiptarë i kanë kërkuar klandestinëve që të kërkonin ndihmë në polici, duke telefonuar numrat e emergjencës. Pas kësaj telefonate gomonia ka qëndruar për rreth 2 orë në det të trazuar deri në mbërritjen e anijes së shpëtimit, e cila i ka marrë në bordin e saj, ndërsa gomonia është fundosur plotësisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME