Lajme

Situata alarmante në Theth, prej dy javësh i bllokuar nga dëbora dhe mungesa e energjisë

Dëborë që ka bllokuar zonën turistike të Thethit në veri të vendit, përveç vështirësive në qarkullim i ka lënë banorët prej dy javësh edhe pa energji elektrike.

Zona e Thethit vijon të jetë e bllokuar prej dy javësh nga dëbora e cila ka arritur një trashësi prej rreth 80 cm, ndërkohë që autoritetet deri tani nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën.

Banorët apelojnë për ndihmë nga shteti duke u bërë thirrje instancave përkatëse që të bëjnë të mundur hapjen e rrugëve.

Bllokimi i rrugës nga dëbora përveç të tjerave ka lënë pa punë edhe rreth 300 bujtina turistike në Theth.

Ndërkohë bëhet me dije se akset e tjera në Razëm dhe Bogë janë të kalueshme pa probleme por këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kenë zinxhirë.

Reshje dëbore kanë rënë ditët e fundit edhe në disa zona të tjera të vendit, por nuk raportohet për probleme në qarkullim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close