Categories Lajme

“Situata e Vlorës është si kristali”, Kryemadhi flet për ‘thashethemet’: Tentativë për përçarje brenda LSI

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur në “Real Story” në News24 dhe për mundësinë e një përçarje në Vlorë të kësaj force. Kryemadhi tha se janë një tentativë përçarjeje e sponsorizuar nga Rilindja.

Ajo deklaroi do të jetë të shtunën në Vlorë në një takim spektakolar bashkë me Luan Ramën dhe të gjithë kandidatët e LSI të këtij qarku.

“Situata e Vlorës është e qartë si kristali. Është një situatë që në fakt ka një… unë pak më përpara sapo isha në një konferencë ‘live’ me strukturat dhe kandidatët e gjithë bashkisë së Vlorës, sigurisht që çuditërisht filloi një uragan tjetërsimi pas takimit që u bë në sheshin e Flamurit, në mes të Vlorës me 1000 simpatizantë të LSI-së dhe siç dihet rëndomë duke pasur që deri në atë moment ishte ideja që nuk ka, nuk ka, ishte një stimulim që kushtet atmosferike e favorizojnë thashethemin, kur fryn ajo era e merr thashethemin dhe e çorienton, faktikisht ka çorientuar vetëm qarqe të caktuara politike dhe grupe mediatike të cilat mendojnë për të çfokusuar të gjithë vëmendjen nga ajo çfarë është vërtetë e rëndësishme, për t’i çuar njerëzit të votojnë nr.6 LSI.

Patjetër dhe numrin 1 të listës, sepse zoti Rama është zëvendës kryetar i partisë. Ai ka ngritur gjithë atë punë që është ngritur atje. Normalisht që thashethemet dhe gjërat e tjera që mund të ndodhin, janë sigurisht të subvencionuara nga grupe të caktuara, të cilat në një farë mënyre prodhojnë dhe xhelozira. Për shembull një nga problemet qenka pse zoti Rama nuk shan Afrim Qendron apo Damian Gjiknurin. Gazetarët e kanë këtë problem, që e thonë
Mendoj që është edhe një xhelozi tjetër përsëri e madhe që do të ishte një lloj hapësire për të denigruar apo për të krijuar një përçarje midis kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, duke pasur parasysh që numri dy është Grisejda Myslimi që është pedagoge në Universitetin Evropian, që është një vajzë shumë e mirë, e jashtëzakonshme e pozitive, një vajzë e re me hapësira pa fund. Jo vetëm që është thashethemnajë, por është edhe subvencion dhe investim psikik mund ta quaj, i Rilindjes, në lidhje me ç’ fokusimin dhe çorientimin e gjithë asaj pune të palodhur që është bërë atje.

Unë do të jem ditën e shtunë në Vlorë, ku do të kem takimin e madh të të gjithë kandidatëve të LSI-së në qarkun e Vlorës. Kam qenë në datën 3 prill në Vlorë, kemi pasur një takim të jashtëzakonshëm. Kam qenë po ashtu në takime në Borsh, në Himarë, në Ksamil, ky fryma po ashtu është e jashtëzakonshme”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo tha se një nga ndryshimet që ka sot “e gjithë lista e kandidatëve të LSI-së është që kandidatët e LSI-së nuk kanë qëllimin për të thyer listën siç e ka Rilindja, kandidatët e LSI-së sot kanë për qëllim që të marrin sa më shumë vota dhe të jetë e pashmangshme, të jetë shah mat e gjithë loja dhe tepsia që kërkon t’i ofrojë Edi Rama shoqërisë shqiptare, por edhe mediave”, tha Kryemadhi.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME