Categories Lajme

“Situata është përkeqësuar shumë”, Voltana Ademi paralajmëron shpalljen e situatës së jashtëzakonshme

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka paralajmëruar ditën e sotme se po planifikon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme lokale përshak të përkeqësimit të situatës me përmbytjen si dhe parashikimeve për përkeqësim të mëtejshëm të situatës.

Ademi shprehet se shpallja e situatës së jashtëzakonshme do të mundësojë edhe trajtimin me situatën pas përmbytjeve. Për më tepër, Ademi i kërkon qeverisë që të mos pengojë procedurat e gjendjes së jashtëzakonshme, përndyshe do të kishim të bëjmë me një papërgjeshmëri të madhe shtetërore ndaj pronës private dhe shtetërore.

Situata e sotme është përkeqësuar shumë. Jemi në nivelet e përmbytjes së vitit 2018. Duke arritur mbi 2100 hektarë tokë bujqësore të mbjella nën ujë. Në Obot kemi banesat e para ku ka hyrë uji në 2 shtëpi, dhe kemi filluar evakuimin, si dhe evakuimin e gjësë së gjallë në disa zona, kryesisht në zonën e Darrexhatit. Kemi kryer së bashku me FNSH-në evakuimin e gjësë së gjallë.

Situata do të përkeqësohet edhe në tre ditët në vijim. Ka rritje të prurjeve sot në këto momente që flasim në të gjithë kaskadën, në përrenjtë dhe madje në Liqenin e SHkodrës. Vazhdon të jetë emergjente furnizimi i të gjithë fermerëve. Nuk kemi asnjë përgjigje nga strukturat që duhet të marrin pëergjegjësinë për ta bërë këtë. Nga një komunikim i vazhdueshëm që kemi përmes perfekturës me Drejtorinë e Emergjencave Civile në nivel kombëtar, nuk ka një gatishmëri për t’iu përgjigjur nevojës që ka drejtori i Shkodrës.

Për ktë arsye, në kushtet e emergjencës që kemi në Shkodër, kemi marrë përsipër të përdorim fondet e emergjencës për të ushqyer gjënë e gjallë nga fondet tona. Parashikojmë të nisim procedurën sot, do të kryejmë prokurim dhe procedim brenda 3 ditëve. Prandaj dhe kërkojmë, nëse nuk na ndihmojnë, të paktën mos na pengojnë procedurat.

Po pregatitemi të vendosim emergjencën civile lokale, sepse në zonat ku po flasim është e 19-ta ditë dhe jemi në situatë të përkeqësuar. Në nivel lokal kërkoj të merren dhe masa të tjera, sepse një kuadër ligjor që e vendos situatën në emergjencë do të mundësojë edhe përgjigjen e situatës post-përmbytje. Përndryshe kjo do të rezultojë në një papërgjeshmëri të madhe që shteti i bën jo vetëm pronës private por dhe asaj publike,” nënvizoi Ademi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME