Categories Lajme

“Situata është serioze”, Pipero flet për gjendjen nga Covid-19 dhe bën këtë apel

Numrit të rasteve me të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë, sipas mjekut Pëllumb Pipero, ka ardhur për arsye të neglizhencës së qytetarëve, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokollove. “Mendoj rritja e numrit të testeve ka ardhur për arsye të neglizhencës, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokolleve të caktuara. Me hapjen e vendit qytetarët menduan se virusi u largua duke mos respektuar masat”- tha Pipero në Open.

I pyetur si paraqitet situata aktualisht, ai tha se është serioze. “Situata është serioze. Serioze sepse kemi një numër të lartë infektimesh, kemi një numër të lartë të shtruar në spitalin Infektiv”- tha Pipero. Mjeku u bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maskën pasi ajo është e vetmja mbrojtëse që kemi. “Maska është e vetmja mbrojtëse që kemi aktualisht. Maska e redukton nga 70% deri në 90% transmetueshmërinë e virusit. Unë përfitoj nga emisioni që të bëj thirrje qytetarëve që të mbajë maska, jo vetëm në ambjentet e mbyllura po ta mbajnë maskën me vete. Po mbajtëm maska brenda dy javëve situata do të përmirësohet. Të mbahen maskat në ambjente të mbylluara, në vendet ku ka grumbullime, të mbahet me vete kudo”- tha Pipero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME