Lajme

Situata me zjarret/ Pritet të vijnë 5 helikopterë nga Holanda

Holanda pritet që të dërgojë 5 helikopterë zjarrëfikës në ndihmë të Shqipërisë për të shuar vatrat e zjarreve në Jug të vendit. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur për Newsbomb.al se po presin konfirmimin zyrtar nga ministria holandeze e Mbrojtes për kërkesën e bërë për helikopterë në ndihmë të forcave shqiptare të mbrojtjes.

Shteti shqiptar ka pasur në dispozicion vetëm një helikopter zjarrfikës për të shuar zjarret që po rrezikojnë edhe fshatrat e banuara. Deri më tani vendi ynë nuk ka marrë ndihmë nga vendet e tjera të NATO-s pasi shumë vende po përballen me të njëjtën situatë me zjarret. Për shuarjen e vatrave të zjarreve në Vlorë dhe Gjirokastër kanë punuar forcat ushtarake, zjarrfikëse dhe forcat ndihmëse nga bashkitë vendore.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: