Categories Lajme

“Situata në Europë është shqetësuese”, OBSH ngre alarmin për covid

Shkalla e lartë e transmetimit të COVID-19 në të gjithë Evropën është “thellësisht shqetësuese”, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), duke bërë thirrje për rritjen e vaksinimit. Dr. Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së në Evropë, u tha gazetarëve se ndërsa verës i vjen fundi, situata epidemiologjike në 53 vende të Europës ka një rritje me më shumë se 10% të rasteve.

“Ky transmetim i lartë është thellësisht shqetësues, veçanërisht në dritën e marrjes së ulët të vaksinimit në popullatat prioritare në një numër vendesh. Javën e kaluar, pati një rritje prej 11 për qind të numrit të vdekjeve në rajon, një parashikim i besueshëm pret që 236 000 vdekje në Evropë, deri më 1 dhjetor”, u tha gazetarëve Hans Kluge. Kluge tha se disa vende kanë filluar të vërejnë një numër të madh të shtrimeve në spitale dhe se një rritje veçanërisht e madhe e rasteve po vërehet në Ballkan, Kaukaz dhe vendet e Azisë Qendrore.

SHBA kryeson botën me një total prej 38.8 milionë raste dhe 637 539 vdekje. Mesatarja ditore e rasteve të reja gjatë shtatë ditëve të fundit u rrit në 156 886 që nga e diela, me 20% nga dy javë më parë, sipas një gjurmuesi të Neë York Times. Mesatarja ditore për vdekjet u rrit në 1296 deri në 96% në dy javë, duke u prirur mbi 1000 për herë të parë që nga marsi, tregon gjurmuesi. Mesatarja ditore për shtrimet në spital u rrit në 100 319, duke u rritur 24% nga dy javë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME