Categories Lajme

Sulçebe\ Situata në vend më e mirë se kurrë

Mjeku imunolog, dr. Genc Sulçebe, deklaroi sot se “rreth 90% e popullatës nuk është prekur nga Covid-19”. Në një intervistë televizive Sulçebe, theksoi se “situata në vendin tonë aktualisht është më e mirë se kurrë, që nga fillimi i kësaj epidemie në muajin mars, kemi shumë pak raste, shumë pak humbje jete dhe perspektiva duket e mirë, pasi edhe muajt e verës i bëjnë kushtet e disfavorshme për përhapjen e virusit”. “Jemi në një situatë optimiste, pasi tashmë e njohim këtë infeksion, si mjekohet, mjafton të jemi të qetë, por gjithmonë duhet ruajtur kujdesi dhe gatishmëria. Nga të dhënat e depistimit sereologjik në vendin tonë kemi rreth 8% të personelit shëndetësor që kanë rënë në kontakt me këtë virus, që tregon se rreth 90% e popullatës nuk ka rënë në kontakt me infeksionin”, – theksoi ai. Sipas tij, kjo shifër ishte e pritshme nga masat e forta shtrënguese dhe të shpejta që u morën te ne.

“Nga ana tjetër, kjo ka rrezikshmërinë e vet pasi këta persona mund të infektohen më vonë, por virusi tani e ka humbur rrezikshmërinë. Tani kërkohet ndërgjegjësim më i madh i popullatës, pasi me rifillimin e stinës së ftohtë mund të kthehet sërish koronavirusi”, – u shpreh Sulçebe.

Lidhur me vaksinën, Sulçebe tha se “vaksina po përparon me ritme të shpejta dhe është e pritshme që në fund të vitit do të jetë gati”. Sipas tij, nëse kjo gjë do të ndodhë, ajo do të shpërndahet njësoj në të gjitha vendet e botës dhe do të jetë e aksesueshme nga të gjithë.

“Pa dyshim që do të jetë falas apo me çmim shumë të ulët edhe në vendin tonë. Mendoj se fillimisht duhet ta bëjnë individët më të rrezikuar: ata mbi moshën 50 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Unë e shikoj me optimizëm përdorimin global të vaksinës, pasi të gjitha vendet janë të interesuara për eliminimin e pandemisë”, tha Sulçebe. Mjeku imunolog u bëri apel qytetarëve që mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura. “Mbajtja e maskave është mjeti më efikas për t’u mbrojtur dhe për të mbrojtur të tjerët”, – tha Sulçebe.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME