Lajme

Situatë alarmante në shtëpinë e të moshuarve: Infektohen 40 persona, 10 prej tyre në spital

Një situatë alarmante është krijuar në një shtëpi kujdesi për të moshurit në një qytet të Greqisë. Mediat vendase raportojnë se më shumë 10 rezidentë të kësaj shtëpie janë dërguar me urgjencë në spital, pasi gjendja e tyre është rënduar pas infektimit me koronavirus. Shtëpia e të moshuarve ndodhet në Maroussi, ndërsa sipas raportimeve, që nga e premtja më shumë se 40 persona, rezidentë dhe punonjës janë diagnostikuar pozitivë për koronavirusin.

Sipas mediave, në godinë ishin ndjekur rregullisht edhe vaksinimet. Shtëpia e të moshuarve “THALEROS” strehon më shumë se 80 rezidentë në moshë të thyer. Thuhet se në këtë institucion, punonjësit ishin të gjithë negativë, vizitat ishin të ndaluara dhe ndiqeshin të gjitha masat anti-covid.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close