fbpx
Lajme

Sizmiologu Llambro Duni tregon çfarë po ndodh

Sizmologu Llambro Duni ka komentuar situatën që po kalojnë Greqia dhe Turqia, të cilat u tr onditën mesditën e së premtes nga lëkundjet e forta të një tërmeti me magnitudë mes 6.6 dhe 7 të shkallës rihter.

Duni tha se tërmeti ishte tejet i fortë dhe u regjistrua edhe nga Qendra Shqiptare e Monitorimit të Aktivitetit Sizmik. “Tërmeti ka rënë në zonën e Egjeut, që njihet si strukturë tektonike, e cila është e rrethuar nga epiqendra tërmetesh të f orta. Edhe Instituti ynë e ka regjistruar dhe ka bërë vlerësimet e veta. Ishte tërmet shumë i f ortë dhe për shkak të thellësisë relativisht të vogël [të epiqendrës] efekti në sipërfaqe i kësaj ngjarjeje është shumë i madh dhe raportimet e para flasin për diçka të tillë për energji shumë të madhe të çliruar,” – u shpreh Duni.

Sizmologu shqiptar tha se do të ketë pasgo ditje më të vogla krahasuar me lëkundjen më të madhe të fiksuar në magnitudën 7.

“Për sa i përket cunamit, në Mesdhe ka pasur raste dhe ka mundësi për c unami, por personalisht mendoj se nuk do të ketë në këtë rast sepse lëkundjet kanë ndodhur pranë kontinentit, ndaj mendoj se thjesht do të ketë dallgë jo të konsiderueshme,” – shtoi më tej sizmologu në intervistën për euronews.

I pyetur nëse lëkundjet në Egje mund të nxisin lëkundje edhe në zona të tjera, si për shembull në Shqipëri, Duni tha se zona në fjalë është e veçuar nga njësia sizmike e Adriatikut ku është pozicionuar vendi ynë.

“Jo! Kjo është një njësi tektonike e veçuar, pllaka e Egjeut vepron më vete dhe nuk ka lidhje me pjesën tjetër të Adriatikut ku është pozicionuar dhe vendi ynë, dhe padyshim nuk ka të bëjë me të,” – tha Duni.

Autoritetet turke e raportuan tër metin në magnitudë 6.6 me vendndodhje zonën e detit Aegan me thellësi 16.5 kilometra.

Ndërkohë që Qendra Evropiane e Sizmologjisë e fiksoi atë me magnitudë 6.9 dhe epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek Samos në Egje. Krejt ndryshe Qendra Amerikane e Vëzhgimit Sizmik e fiksoi në magnitudën 7 të shkallës Richter.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button