Categories Lajme

Sjellja e babait në Librazhd, Lubonja: Duhet ta merrte vajzën në mbrojtje

Analisti Fatos Lubonja, duke folur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Librazhd, ka zbuluar se cili do të ishte reagimi i tij në rast se do të ishte babai i djalit, duke u shprehur se nuk do të guxonte kurrë të hynte në dhomën e nuses pavarësisht gjithçkaje, dhe nëse do të ishte baba i vajzës ka shtuar se do ta merrte menjëherë në mbrojtje.

Lubonja sqaroi se nëse do të ishte ai në vend të babait të vajzës as nuk do të kishte një situatë re tillë pasi as nuk e mendon dot që një vajzë të martohet në një moshë aq të re. Ai ka ndarë me dëgjuesit edhe një detaj nga marrëdhënia e tij me të bijën, të cilës para shumë vitesh i ka thënë se duhet të mendojë të martohet pasi të mbushë 30 vjeç.

“Babai duke respektuar kodin e duke u shtirur, duke pasur parasysh një shoqëri të dukjes, duhet të bëjë këto veprime.

Një gjë është kodi, dhe më tej është raporti natyror, dashuria që duhet të ketë për vajzën. Marrim rastin e Antigonës së Sofokliut, është pikërisht ky rast që varrosi vëllain pavarësisht ligjit, për shkak të ndjenjës që kishte për të. Babai është i tjetërsuar, duhet ta mbronte me çdo kusht vajzën e tij.

Në këtë shoqëri shihet si mall dhe kur e jep me shkuesi pa e pyetur vajzën, nis drama e vajzës dhe shoqërisë tonë. Më shqetëson se nuk dimë cili kod dominon në shoqërinë tonë. Normalisht, nëse do të isha babai i djalit që u tradhtua, nuk mund të hyja kurrë në dhomë, do i thosha djalit është puna jote duhet ta zgjidhësh ti, mund ta kesh ti ose ajo fajin, mund edhe të faleshin.

Po të isha babai vajzës do ta kisha marrë në mbrojtje, nuk do e lejoja kurrë të arrinte puna këtu sepse nuk do kisha menduar kurrë në atë moshë të martohej. Vajzës time i kam thënë shumë vite më parë që 30 vjeç mendo të martohesh, jo më tani. Tani ke kohën të bësh dashuri të provosh, të takosh burra të ndryshëm të cilët mund të të pëlqejnë që më pas të martohesh.

Ky është kodi im por dua ta kuptoj edhe atë tjetrin, ndoshta ai e jeton si dramë atë, vërtetë e ndjen, sepse jemi produkt i kulturës sonë. Nderi është më i rëndësishëm sepse në atë kod, nëse ai do të merrte në mbrojtje vajzën do të quhej i degjeneruar”, është shprehur Lubonja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME