Categories Lajme

‘S’jeni shqiptarë nëse keni frikë Covid-19’, Robert Berisha fton fansat në koncert

Pavarësisht përhapjes së gjerë të Koronavirusit në shumë vende të botës dhe rrezikut që ai përmban, këngëtari i njohur Robert Berisha ka publikuar së fundmi në rrjetet e tij sociale, video nga Amerika ku iu bën thirrje fansave t’i bashkohen në koncert. Sipas tij shqiptarët e vërtetë nuk kanë frikë nga Koronavirusi.

Roberti ka publikuar në Instastory informacione jo të sakta në lidhje me Koronavirusin, i cili është rreziku kryesor që po shqetëson sot jo vetëm Shqipërinë, por të gjithë njerëzimin.

Sipas shkrimit të publikuar nga ai, nëse nuk ndodheni në Kinë dhe nuk e keni vizituar në një të kaluar të afërt duhet të largoni 94% të shqetësimit.

Mirëpo ndonëse Kina ishte epiqendra e Koronavirusit, ai është përhapur gjerësisht në shumë vende të botës, duke na rrezikuar të gjithëve, prandaj dhe qeveria ka shpërndarë moton: Rri në shtëpi!

Në Amerikë ku ndodhet Roberti, numërohen 3045 të prekur dhe 60 të vdekur. Ndërkohë në mbarë botën numërohen 158,706 raste të prekura me Koronavirus dhe janë shënuar 5,845 viktima. Pra shifrat e sakta janë relativisht të larta sa për të marrë masa si psh shmangia e grumbullimeve masive te njerëzit.

Në një tjetër postim të shpërndarë nga Roberti shkruhet: “Ti nuk je shqiptar i vërtetë nëse ke frikë nga Koronavirusi”.

Videoja ku Roberti iu bën thirrje fansave:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME