Categories Lajme

“S’ka vatra, por shpërthim komunitar në Shkodër”, askush nuk respekton masat

Shifrat e të infektuarve me covid në Shkodër po rriten dita ditës. Tani nuk kemi të bëjmë më me vatra të menaxhueshme, por kemi të bëjmë me shpërthim komuntar të këtij infeksioni. Distanca nuk respektohet, ndërsa qytetarët dynden në dyer të institucioneve duke mos përfillur fare rrezikun nga infeksioni.

Drejtoresha e njësisë vendore të kujdesit shëndetësore, Lindita Haxhija tregon se po përballen me indiferencën e qytetarëve për tu mbrojtur. “S’bëhet fjalë më për vatra por është shpërthim komunitar. E kemi dhe prani të simptomave e kjo është më e keqja.

Është për tu çuditur që ka simptoma të ndryshme.”, thotë Haxhija. Tek filiali i Postës në Shkodër shihet qartë që askush nuk respekton distancën dhe mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Edhe pse masat janë marrë që në zyrat me një ndalesë siç është ADISA ku hyrja bëhet në bazë të radhës, dhe ku nuk lejohet hyrja pa maska dhe pa matje e temperaturës, qytetarët përsëri qëndrojnë të grumbulluar jashtë ambienteve të saj.

“Ku të shkoj po s’mbajte radhë nuk hyjmë dot”, thotë një prej tyre. Ndërsa ka nga ata qytetarë që janë shumë të kujdesshëm dhe mbajnë maska.“Kam frikë jo nga vdekja por nga vuajtjet ndaj nuk e heq maskën”, thotë një tjetër qytetar. Në tregun e Zdrales, shihet qartë që tregtarët nuk mbajnë maska por përpiqen të mbajnë distancë. Ndërkohë që situata krahasuar me institucionet në këtë treg që ka qenë më problematiku në Shkodër është dukshëm më mirë. Por qytetarët që respektojnë distancën janë të pakët. “S’mbajnë maska po mbajmë distancë”, thotë një prej qytetarëve.

Nga ana tjetër Drejtoresha e Shëndetit Publik Shkodër, Lindita Haxhija kërkon që të ruhet distancimi social dhe të mbahen maskat. “E kemi kërkuar që masat ti mbajnë vetë qytetarët. Njerëzit pas karantinës nuk e morën seriozisht daljen nga karantina. Vazhdojnë të grumbullohen në ceremoni morti.”, thotë ajo. Haxhija bën dhe një sqarim për personat që kërkojnë të kryejnë tampon. “Kërkojnë për të bërë tampon me qindra njerëz që duan të ikin për punë në Mal të Zi. Nuk kemi tamponë për këtë kategori njerëzish”, deklaroi Haxhija. Në Shkodër neglizhenca e qytetarëve ka qenë prezentë që në konfirmimin e pacientit 0 në 9 mars.Për këtë arsye nuk janë ndalur të infektuarit, ndërsa janë regjistruar dhe 12 humbje jete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME