Lajme

“Skandal, dy ditë para zgjedhjeve”, Dendias informon Përfaqësuesin e Lartë të BE për arrestimin e Fredi Belerit

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka dalë me qëndrim zyrtar pas telefonatës që ka pasur me kryeministrin Edi Rama, lidhur me arrestimin e Fredi Belerit në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Himarë.

Dendias thotë se prangosja e një anëtari të minoritetit grek dy ditë para zgjedhjeve përbën skandal, nëse nuk ka prova. Për këtë, ministri i Jashtëm i Greqisë ka informuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe ministrin e Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, pasi vendi i tij mban Presidencën e BE.

“Arrestimi, dy ditë para zgjedhjeve, i anëtarit të minoritetit grek, Fredis Beleris, kandidat për kryetar bashkie në Himarë të Shqipërisë, si dhe i një greku tjetër, përbën një skandal nëse nuk ka prova të forta.

Tashmë e kam informuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe ministrin e Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, pasi vendi i tij mban Presidencën e BE”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Nikos Dendias, ministër i Jashtëm i Greqisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close