Categories Lajme

Skandal në Elbasan/ Të dyshuarve me Covid u kërkohet të dalin nga shtëpia për të bërë tamponin

Skandal në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Elbasan. Pranë kësaj drejtorie në qytetin e Elbasanit, ku merren dhe kryhen shumë kategori analizash, nga ato për njerëzit deri te uji i pijshëm, bëhen edhe tamponet për të dyshuarit e infektuar me Covid. Gazetari i Abc News në Elbasan Aldo Kozarja raporton se epidemiologët e drejtorisë së Shëndetit Publik nuk shkojnë në banesat e të dyshuarve me koronavirus, por u kërkojnë atyre që të paraqiten në godinën e Shëndetit Publik.

Duke u paraqitur në këtë drejtori për analizat e tamponit qytetarët e dyshuar me Covid jo vetëm që rrinë në rradhë në pritje, por rrezikojnë që nëse janë të prekur të infektojnë edhe persona të tjerë me të cilët kanë kontakte nga momenti që dalin nga banesa dhe deri kur rikthehen.

Kur në fakt, rregulli është i qartë, personit të dyshuar i shkon ambulanca me epidemiologët në shtëpi dhe i merr tamponin, pasi nuk duhet që të dalë nga banesa, por në Elbasan ky urdhër nuk zbatohet.

Rasti është i ngjashëm me atë që ndodh edhe në Tiranë, ku dy ditë më parë, mjekja Entela Labaj në qendrën shëndetësore numër 4 në Tiranë u shpreh për Abc News se nëse një person është i infektuar me covid është i detyruar që të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në qendrën shëndetësore për të bërë sidomos një gjilpërë. db/Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME