Categories Lajme

Skandal në Fiks Fare/ Pikat statike të vendosura në pallate shesin ujë industrial si ujë të pijshëm

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një mashtrim që ndodh me qytetarët duke u shitur ujin industrial për ujë të pijshëm. Pikat statike të ujit të vendosura nëpër qytetin e Tiranës,ku çdo qytetar duke futur një xheton, mbush bidonin me uji,  të reklamuara si burimi “Krullia” apo “Shën Gjergji”  nuk tregtojnë ujë të pijshëm.

Rreth 50 pika të tilla tregtojnë ujë çdo ditë nën mashtrimin se është ujë i pijshëm, ndërkohë tregtojnë ujë industrial , duke rrezikuar kështu jetën e mijëra banorëve.

Institucionet që kanë përgjegjësinë për të kryer kontrollet për të mos lejuar diccka të tillë jo vetëm që nuk e kanë bërë, por sipas dëshmive që emisioni Fiks Fare siguroi kanë marrë para nga abuzuesit.

Aktualisht në kryeqytet shitja e ujit në mënyrë jo ligjore bëhet në dy mënyra.  Nëpërmjet autobotëve dhe pikave statike të vetëshërbimit që i shohim në ccdo zonë të Tiranës. Emisioni Fiks Fare për të vërtetuar këtë abuzim fillimisht ka xhiruar për ditë me radhë autobotët që mbushin ccisternat me ujë në zonën e Dajtit dhe Lanabregasit, madje edhe në linjën kryesore të ujësjellësit Tiranë. Më pas zbresin në qytet dhe e tregtojnë si ujë burimi jo vetëm në autobot, por edhe në pika statike vetëshërbimi, ku reklamohet ujë burimi dhe i mikrofiltruar.

Fiksi xhiroi me kamer të fshehtë shoferët që thonë se uji mbushet në burim, ndërkohë Fiksi faktoi  që uji në autobot është marrë nga tubi i UKT-së. Gazetarët e Fiksit dalin në terren bashkë me drejtorin e UKT-së z. Elton Kacidhja në Dajt dhe Lanabregas ku Fiksi evidentoi ndërhyrjet në rrjetin e ujesjellës kanalizimeve. Drejtori Kacidhja bashkë me Task Forcën në terren morrën përsipër dërgimin para ligjit të personave që e kanë shkelur atë. Ndërkohë që z.Kacidhja inspektonte në një pikë ,bashkëpunëtorët e Fiksit evidentuan një atutobotë që mbushej me ujë në ato momente brënda oborrit të një shtëpie. Task Forca shkoi aty dhe vërtetoi se autoboti mbushej në rrjetin e UKT-së . Familjet që shisnin ujë tek botet kishin zero konsum në sahatet e tyre dhe ndërkohë lidhjet i kishin bërë në rrjet në mënyrë të paligjshme. Kështu që një person u shoqërua për në komisariat ndërsa për dy të tjerë u pre urdhër arresti sipas OPGj-së.

Por përvec autobotëve janë edhe 50 pika statike ku me xhetona që futen në bankomat qytetarët blejnë ujë .Gazetarët e Fiksit shkojnë pranë një pike të tillë me Task Forcën pranë UKT-së dhe me  një inspektor të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, ata pohojnë se nuk është përgjegjësi e tyre tregtimi i ujit në këtë formë.

Inspektori i Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror  thotë gjithashtu se asnjë nga këto pika nuk është pajisur me akt higjeno-sanitar. ISHSH thotë se në këto pika tregtohet ujë i pa trajtuar . Sipas verifikimeve të kryera në pikat statike uji është industrial dhe jo i pijshëm. Pas këtij momenti gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit ku zyrtarisht u tha se nuk i kanë inspektuar këto pika, pasi për ta aty nuk tregtohet uji i pijshëm.

Por jo vetëm kaq, gazetarët kërkuan përgjigje dhe në institucione të tjera, ku Policia Bashkiake Tiranë tha se përgjigjej vetëm për hapësirat publike , e ndërkohë Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore e cila ka pajisur këto subjekte me leje për të shfrytëzuar burim, thotë se përgjigjet për burimin jo për konsumatorin. Leja që kanë marrë subjektet për shfrytëzimin e burimit është me ujë industrial, pra jo të pijshëm. Inspektori i AMBU, Marjus Seiti shpjegoi për gazetarët se atij i intereson shëndeti i burimit , jo i konsumatorit, pasi nuk është ai institucioni që thotë nëse uji është i pijshëm apo jo.

Por çfarë ka ndodhur që të gjitha institucionet shtetërore dorëzohen para një paligjshmërie?

Për njërin prej administratorëve të pikave statike ka qenë jo e lehtë, pasi sipas tij është dashur që të gjitha këto institucione t’i paguajë dhe ai të vijojë aktivitetin, ndërkohë konsumatori rrezikon jetën çdo ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME