Categories Lajme

Skandal në Korçë/ Shkolla u mbyll nga Covidi, fëmijët detyrohen të pastrojnë klasat. Mesazhet e prindërve të shqetësuar me drejtorin (FOTO)

Shkolla Sotir Gurra u mbyll ditën e djeshme për shkak të rasteve me Covid-19 mes mësuesve dhe nxënësve. Drejtoria Arsimore Rajonale njoftoi se do të kryhej një dezinfektim total për të ruajtur shëndetin e mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle. Faxweb.al ka siguruar mesazhet e prindërve që ankohen se fëmijët e tyre janë detyruar të pastrojnë shkollën, ku kanë rezultuar pozitivë 7 persona.

“Ju lutem shumë, jo të vini fëmijët të dezinfektojnë klasa se po dëgjojmë që aty janë infektuar shumë e ju lutem jo fëmijët se ka apostafat të dezinfektohet shkolla jo fëmijët”, shkruan një prind. Përgjigja që i vjen nga drejtori është: “Mos dëgjoni informacione jo të sakta. Shkolla është e sigturtë dhe s’përbën rrezik për fëmijët. Për këtë ju garantoj prandaj dhe morëm si masë dezinfektimin e shkollës. Ne na intereson shëndeti i fëmijëve në këtë situatë që jemi. Rrini të qetë se gjithçka është e sigurtë.”

Një tjetër prind shkroi: “Do t’ju lutem shumë të mos përsëritet përsëri pastrimi i klasës nga fëmijët, ne i dërgojmë në shkollë për të mësuar dhe jo për të pastruar klasat. Drejtoria le të gjejë një zgjidhje për pastrimin e klasës ne paguajmë taksaaaa në shtet. Ju lutem shumë gjeni një zgjidhje, nuk do ta lejoj që fëmija im të pastrojë shkollën”.

Përgjigjja që i erdhi ishte: “Përgjigjen e kam dhënë më lart. Nëse ka ndodhur diçka si e pretendoni ju, personi do mbajë përgjegjësitë. Po ju siguroj që shkolla u dezinfektua dhe s’ka vend për dezinfektim nga nxënësit”. Në këtë shkollë ka 4 mësues prej të cilëve 2 janë të karantinuar për shkak të kontakteve me familjarët e tyre që janë pozitivë, 2 të tjerë janë pozitivë me këtë virus ndërsa 3 mësues të tjerë mungonin për shkaqe të tjera.

“Ne këtë e bëjmë vetëm për nxënësit që frekuentojnë këtë shkollë. Aty janë 42 mësues, ne nuk kemi patur nevojë për zvendësimin e tyre dhe zhvillimin normal të mësimit,por për ti paraprirë cdo situate, jo të këndëshme, shëndetësore ne bëmë të mundur ndalimin vetëm për sot të mësimit.

Mësuesit janë zevendësuar brenda për brenda kolektivit,kur ka mundësi për rregullimin e orëve me mësues të tjerë zevendësues, praktikantë si dhe kemi marë nga portalet”, u shpreh dje drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimor Korçë, Kristaq Grabocka. Pas rasteve pozitive, testit të tamponit i janë nënshtruar dhe anëtarët e tjerë të stafit të kësaj shkolle dhe përgjigjja e tyre pritet të dalë në ditët në vijim. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME