Categories Lajme

Skandal/ Një gjyqtare e Krujës rrëzon Kushtetuesen dhe liron nga burgu Endrit Doklen e bandës së Durrësit

Lirohet ish-numri dy i bandës së Durrësit Endrit Dokle. Pas 20 vitesh burg, gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi që të pranonte kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm duke ia konvertuar në 25 vite, ndërsa më pas e ka liruar me kusht. Lëvizja kyçe për lirimin nga burgu të Dokles që ka qenë dënuar për grup të strukturuar kriminal dhe vrasje ishte kërkesa në shtator të vitit të kaluar për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga burgu i sigurisë së lartë në Fushë Krujë në një burg të sigurisë së zakonshme. Kërkesa e tij u pranua po nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Vendosi pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle, ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut për kërkuesin Endrit Dokle nga burg i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme, ngarkohet drejtoria e përgjithshme e burgjeve Tirane për zbatimin e këtij vendimi, shpenzimet gjyqësore sikur janë bërë, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatën e apelit Tiranë sipas ligjit duke filluar nga e nesërmja e shpalljes se këtij vendimi. U shpall në Krujë sot me date 20.09.2019” ishte vendimi i shtatorit të vitit 2019.

Lëvizja e vendit të vuajtjes së dënimit ishte vendimtare, pasi sipas gazetarit të Shqiptarja.com Elton Qyno në momentin që ndryshon nga burgu i sigurisë së lartë në të zakonshëm, i dënuari mund të bëjë kërkesa për ulje dënimi dhe kur pjesën dërrmuese të dënimit e ke kryer, gjykata mund të pranojë kërkesën. Menjëherë pasi siguroi fitoren e parë, pra ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit, në tetor po të vitit 2019, Dokle depozitoi një kërkesë për lirim me kusht, pasi sipas avokatëve pjesën më të madhe të dënimit maksimal 25 vite, e ka shlyer duke kërkuar më pas shuarjen e dënimit përjetë që dha gjykata e Lartë në 2014 dhe që e la fuqi edhe Gjykata Kushteteuse në 2017. Kërkesa është kundërshtuar nga prokurorët, duke pretenduar se për Doklen ka një vendim të formës së prerë në 2014 që e dënonte me burg përjetë për pjesëmarrjen në grup të strukturuar dhe vrasje dhe kanë kërkuar që të vijojë që të qëndrojë në burg dhe të vuajë dënimin.

Mirëpo gjyqtarja Hoxha vendosi që këtë dënim përjetë ta konvertojë në 25 vite më pas duke e cilësuar si dënim që pjesën dërrmuese e ka shlyer e ka liruar me kusht. Nëse do të ishte në fuqi dënimi me 25 vite burg, Dokle duhet të qëndronte edhe 4-5 vite në qeli, por avokatët kanë pretenduar se vitet janë ulur nga amnistia dhe gjykata e pranoi duke e liruar me kusht. Garant për të fituar lirinë me kusht duhet të dalë një firmë apo institucion për të marrë në punë, të cilën Dokle e ka siguruar. Sipas prokurorisë së Krujës lirimi është kryer në shkelje pasi pretendojnë faktin se gjykata i ka llogaritur si ditë burgu edhe amnistinë e cila sipas ligjit nuk llogaritet. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta pohojnë se shumë shpejt do të ketë një qëndrim për lirimin e Endri Dokles.

Po sipas burimeve nga prokuroria e përgjithshme, vendimi i burgut përjetë për Doklen është lënë në fuqi edhe nga Gjykata Kushtetuese dhe ish-anëtari i bandës së Durrësit mund ta dërgonte vetëm në Strasburg. Po sipas tyre, është shkelje e ligjit nga gjyqtarja e Krujës që si gjykatë më e ulët ka hequr dënimin e burgut përjetë duke ia konvertuar në 25 vite dhe më pas shlyerje të më shumë se 3/4 dhe lirim me kusht. Burgimin e përjetshëm nga banda e Durrësit fillimisht e morën  Endrit Dokle, Lulzim Berisha, Indrit Taullai dhe një tjetër anëtar.

Tre nga katër burgimet i ka rrëzuar gjykata e Lartë duke i dënuar me 25 vite. Ndërsa për Doklen u la në fuqi dënimi i përjetshëm që u rrëzua sot duke e liruar nga burgu. Endrit Dokle i njohur si ish pjesëtar i bandës së Durrësit e më pas i kthyer në rivalin e Lulëzim Berishës, prej 2012 qëndronte pas hekurave me dënimin burg përjetë me akuzën e vrasjes së Dritan Dishës dhe Erion Lames.

Lajmi në përditësim….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME