Categories Lajme

Skandali/ Bashkia e Durrësit derdh tonelata me mbetje në mes të rrugës (Video)

Porto Romano është kthyer prej vitesh në një problem për sa i përket depozitimit të mbetjeve urbane në këtë zonë, jo shumë larg universitetit të këtij qyteti. Sikur të mos mjaftonte kjo zona u kthye në një rrezik,  jo vetëm për studentët e universitetit “Aleksander Moisiu”, banorët e Porto Romanos, por edhe për gjithë Durrësin. Kjo për arsye se plehrat digjeshin sistematikisht , duke u kthyer në një rrezik edhe për qytetin bregdetar. Ky rrezik i grumbullimit të maleve të larta me plehra, që rritej edhe me tepër dhe me sezonin e verës, u kthye në shqetësim për qeverinë. Kryeministri Edi Rama parlajmëroi pezullimin e depozitimit të mbetjeve në Porto Romano, duke hedhur idenë se mbetjet do të depozitohen në landfillin e Sharrës në Tiranë. “Me projektin e Parkut të Madh të Durrësit që do të zërë vendin e vatrës gjysmë shekullore kanceroze të plehrave në Porto Romano. Nuk do të ketë më mbetje, i gjithë projekti në më pak se një vit, përpunimi do të bëhet në impiantin modern të Sharrës, sipas modelit të certifikuar nga BE”, paralajmëroi muaj më parë Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Me tej kryeministri shtoi se “Kjo kërkon një punë me bashkinë për kostot e transportit edhe për kontributet e gjithsecilit në një proces të vazhdojë normalisht. Brenda dhjetorit mundësisht të mbyllet dhe mos të shkojnë më plehra në Porto Romano. Porto Romano do të fillojë të pastrohet dhe plehrat do të evakuohen të gjitha”.

Po ky ndalim i hedhjes së mbeturinave nuk zbatohet tërësisht dhe për më tepër është vetë Bashkia e Durrësit që po kryen këtë krim mjedisor. Në disa video të mbërritura te Gazeta SHQIP rezulton se mbetjet vijojnë të hidhen, duke mbushur dy anët e rrugës. Makina të Bashkisë Durrës marrin inertet dhe mbetjet i hedhin jo larg rrugës së Porto Romanos, vendit të depozitimit të mbetjeve, si dhe pranë zonës së autostradës. Pamjet e siguruara tregojnë se këto mbeturina hidhen jo shumë larg universitetit “Aleksandër Moisiu” . Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako e caktuar në këtë detyrë si e komanduar, duhet të reagojë me këtë situatë të paligjshme, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të hedhjes së plehrave, apo inerteve në rrugë.

Mbetjet urbane dhe inertet Qyteti bregdetar është tronditur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për këtë këshilli bashkiak ka marrë vendime për prishjen e dhjetëra pallate dhe objekte shkollore, e problemi kryesor është se ku po depozitohen këto gërmadha dhe sa i kontrolluar është ky proces nga bashkia e këtij qyteti. Por si realizohet depozitimi i mbetjeve urbane në Shqipëri. Për këtë përcaktohet se Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati për Mjedisin dhe njësitë e qeverisjes vendore merren me këtë proces.

Neni 21, pika 12 e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” i përcakton kryetarët e njësive të qeverisjes vendore janë përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ, në përputhje me kërkesat e këtij ligji. Në rast të shkeljeve, të mos zbatimit të rregullave ligjore për mos hedhjen në vendet përcaktuara me ligj dhe me vendim të mbetjeve ndëshkohet me gjobë. Ndëshkime dhe penalizimet janë përcaktuar në nenin 62 të këtij ligji. “Çdo person, që angazhohet me mbetjet inerte jo në përputhje me nenin 37 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000  deri në 1 500 000  lekë”, thuhet në këtë nen. Gjithashtu përcaktohet se mungesa e kushteve dhe standardeve të menaxhimit të integruar të mbetjeve që krijohen brenda territorit të njësive të qeverisjes vendore jo në përputhje me kërkesat e nenit 21 pika 12 të këtij ligji, ngarkon me përgjegjësi drejtuesit e këtyre njësive, të cilët dënohen me gjobë në vlerën nga  500 000 deri në 1 000 000 lekë. Ndër pikat e tjera të nenit 21, përcakton se “Çdo person, që grumbullon apo transporton mbetje dhe nuk e dërgon atë në një instalim trajtimi të përshtatshëm, në kundërshtim me nenin 21 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 000 000 deri në 1 500 000 lekë”. Pra ligjet për menaxhimin e integruar të mbetjeve ekzistojnë, por qytetarët e Durrësit duhet të jetojnë përditë mes plehrave të hedhura kudo, për shkak të papërgjegjshmërisë së organeve të pushtetit vendore, strukturave të tjera që merren me monitorimin e këtij procesi. Shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME