Categories Lajme

Skandali/ Dy kontejnerë nga Ekuadori u zhdukën në portin e Durrësit

Porti i Durrësit është në gjendje alarmi që prej datës 20 shtator pas mbërritjes së katër kontejnerëve në të cilët kokaina ishte zëvendësuar me oriz në portin e Pireut. Dy prej ngarkesave i kishin shpëtuar kontrolleve me skaner, ndërsa dy të tjerat janë shënuar me sinjal të kuq vetëm pas arrestimit të personave që morën pakot e mbërritura nga Greqia. Njëri prej kontejnerëve me numër identifikues MNBU-39-10-796 është skanuar në orën 10:51 të datës 20 shtator dhe kontrolli nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. Burime nga grupi i hetimit thonë se bëhet fjalë për kontejnerin në të cilin shtetasit Ardian Bega, 53 vjeç, punonjës i portit dhe Altin Myslimhaka 35 vjeç, punonjës i anijes së Gentian Malindit kishin marrë 19 pakot ku mendonin se kishte kokainë.

Vetëm njëra prej qeseve kishte kokainë dhe një pajisje lokalizuese, ndërsa të tjerat ishin mbushur me oriz. Pasi kontrolluan qeset në makinë, Ardian Bega dhe Altin Myslimhaka tentuan të largohen por u vunë në pranga, ndërkohë që Gentian Malindi u arratis. Një ditë më pas, në datën 21 shtator në aeroportin e Durrësit është skanuar në orën 09:21 kontejneri më numër MNBU-31-32-724, që ishte i dyti në të cilin ishte fshehur kokaina e kapur në portin e Pireut. Sipas burimeve mësohet se skaneri ka parë diçka të dyshimtë te pjesa e frigoriferit, por në fund të procedurës nuk ka sinjalizuar për objekte të paligjshme, duke e cilësuar ngarkesën si të pastër.

Kontejneri i tretë është kontrolluar në datën 24 shtator në orën 12:33, pesë ditë pas arrestimit të dy personave që morën pakon me kokainë nga kontejneri i parë. Skaneri ka dhënë sinjalin e kuq për ngarkesën me numër MNBU-35-97-017, ku ishte konstatuar ngarkesa e dyshimtë në pjesën e kondicionerit. E njëjta procedurë është kryer dhe në kontejnerin e fundit me numër MNBU-40-57-409, i cili është skanuar në datën 26 shtator ora 12:24 dhe është shënuar me sinjal të kuq. Në katër kontejnerët e nisur nga Ekuadori ishin fshehur në pjesën e frigoriferit 137 pako me kokainë të cilat në portin e Pireut u zëvendësuan me oriz, duke lënë vetëm një pako me drogë. Sinjali i kuq i dhënë pas kësaj situate u bë shkak në datën 15 tetor për kontrollin e një tjetër kontejneri me banane i cili u zbraz me dyshimet se kishte drogë, por më pas rezultoi i pastër. /Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME