Lajme

Skandali i incineratorit/ Faturat i firmosnin të “vdekurit”, kompanitë me emrin e mbledhësve të kanaçeve

Grabitja me miliona eurove me incineratorët ka marrë përmasa skandaloze. Mbi 3 milionë euro ka lëvizur një kompani duke përdorur emrin e një gruaje që kishte disa ditë që kishte vdekur.

Ndërkaq SPAK nuk ka marrë në pyetje asnjë nga pronarët e rremë, por mbledhësit e kanaçeve që u ka dalë emri si pronar janë paraqitur vetë pranë strukturës së posaçme për të sqaruar pozicionin e tyre.

Prej një jave nga dosja e dytë e incineratorëve ku 24 kompani u zbuluan në evazion me miliona euro me incineratorëve, SPAK nuk ka hedhur asnjë hap.

I vetmi veprim i mësuar këtë të martë është pezullimi i aktivitetit të kompanive të përmendura

Tashmë skandali ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Janë vetë emrat e përmendur nga LSI e të zbardhur në media që kanë mbërritur në dyert e strukturës së posaçme antikorrupsion.

Nuk janë biznesmenë e as të punësuar por janë mbledhës kanaçesh, çoban dhe azilantë.

Njëra prej tyre është Merita Hajdari, një e moshuar e cila së bashku me djemtë e saj, ka mbërritur këtë të martë në SPAK, pasi ka dëgjuar emrin ti lakohet në media.

Është vetë ajo e cila është paraqitur pranë Prokurorisë, pasi deri tani nga kjo strukturë nuk ka pasur reagim nëse ka nisur marrjen në pyetje të viktimave te inceneratorëve.

Ajo ka deklaruar se merret me mbledhje kanaçesh e mbetjesh dhe nuk ka lidhje me ato çfarë përmbajnë dokumentet ku lakohet emri i saj

Me sa duket prezantimi i saj ka zbuluar faktin se SPAK ende nuk ka marrë asnjë në pyetje

Ndërkaq një tjetër skandal është zbuluar.

Gjyste Serrmi rezulton të kishte firmosur lëvizjen e 3 milionë eurove edhe pasi ishte ndarë nga jeta. Duke e cilësuar një akt makabër është PD që i bëri thirrje SPAK.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close