Categories Lajme

Skandali në pikën kufitare në Morinë, Apeli lë në fuqi masën “arrest me burg” për punonjësit e policisë

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 15 punonjësit e policisë të arrestuar për korrupsion në pikën kufitare të Morinës. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Njoftimi i  Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua: Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 16.05.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi  lidhur me çështjen nr. 13, datë 06.05.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim F.K., L.S., A.H., E.A., H.Sh., A.K., A.S., D.B., E.T., E.U., F.I., F.B., A.Rr., G.D. (Gj.), H.H., K.D., M.Sh. (I.), M.C., R.L., U.L. (E.), V.N., V.O., Xh.M., Y.H. (I.), B.D., A.T., A.G., R.D., Sh.C., A.J., S.O., K.S., Xh.E., S.I., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe të vendimit nr. 35 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën e ankimuar nga të hetuarit F.K., L.S., E.A., H.Sh., A.K., A.S., D.B., F. I., F.B., A.Rr., G.D., K.D., M.Sh., M.C., R.L., U.L., Xh.M., B.D., A.T., R.D., Sh.C., A.J., S.O., Xh.E. dhe A.G.

Miratimin e vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe të vendimit nr. 37 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën e ankimuar nga e hetuara V.S.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari A.H., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 35 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari S.I., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 35 Akti, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari K.S., ndaj vendimit nr. 29 Akti, datë 03.04.2022 dhe ndaj vendimit nr. 37/1 Akti, datë 11.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME