Lajme

Skandali në zyrën e Safet Gjicit/ Alma Kaçi kërkon në GJKKO zëvendësimin e masës së sigurisë

Gruaja që u shfaq në videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, është paraqitur sot në GJKKO, ku ka bërë një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Alma Kaçi ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, teksa GJKKO caktoi ndaj ‘arrest shtëpie’, ndërsa ajo kërkon masë më të lehtë me pretendimin se duhet të punojë dhe të kujdeset për fëmijën e saj të mitur.

Ndonëse Kaçi ka kërkuar disa herë masë më të lehtë sigurie se ajo e ‘arrestit të shtëpisë’, GJKKO nuk e ka aprovuar kërkesën e saj. Ndërkohë, ish-kryebashkiaku Gjici ndodhet pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës sa i takon një tenderi që do i jepte Kaçit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close