
Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani është pyetur nëse ndonjë politikan shqiptar është përfshirë në skandalin “Pandora Papers”.
Bogdani tha se politikanët shqiptarë nuk kanë nevojë fare që t’i fshehin paratë e tyre në mënyrë ofshore, pasi sipas saj, ka edhe mënyra të tjera për të mos deklaruar pasurinë.
“Nuk kemi gjetur gjurmë të një politikani të rëndësishëm që të ketë fshehur para. Përgjithësisht më rezulton që nuk ka nevojë fare t’i fshehin paratë në mënyrë ofshore”, tha Bogdani në “Open”.
Priten të tjera skandale? “Shkrimet kryesore bëhen në fillim, se ka me javë të tjera që punohet prej javësh për këtë shkrim. Ne kemi disa muaj që punojmë për këtë shkrim” tha Bogdani.