Categories Lajme

Skandali/ Putin i ble të dashurës sekrete dy vila të reja luksoze në Turqinë anëtare të NATO-s, Erdogan e siguron me rojet e tij

Me luftën në Ukrainë që vazhdon, presidenti i Rusisë Vladimir Putin duket se është kujdesur që të mos ia prishë rehatinë të dashurës së tij shumë të përfolur, Alina Kabaeva, duke i dhuruar dy shtëpi të reja luksoze.

Lajmin e ka bërë të ditur opozita ruse, duke pretenduar se është ulëritëse që Alina 39-vjeçare është tashmë pronare e dy vilave përrallore në Turqinë, që është një shtet anëtar i NATO-s.

Sipas burimeve të opozitës, medalistja e artë olimpike, tani zotëron një shtëpi pushimesh në Turqinë jugore dhe një shtëpi në Stamboll.

Pronat janë blerë në Turqi nëpërmjet një ndërmjetësi dhe ndihmësi të ngushtë të presidentit të vendit Rexhep Tajip Erdogan, pretendoi biznesmeni izraelit me origjinë ruse Leonid Nevzlin, i cili publikoi i pari lajmin. Nevzlin, i cili është një ish-bashkëpronar i gjigantit të naftës Yukos dhe një ndër armiqtë kryesorë të Putinit pretendon gjithashtu se Erdogan ka vendosur rojet e tij presidencialë në shtëpitë e shtrenjta

Ndërkohë, sa i përket Kabaevës ajo besohet gjerësisht se është e dashura e kreut të Kremlinit dhe nëna e katër fëmijëve të tij, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.

Ajo është një ndër personat e sanksionuar nga Britania, BE dhe Kanadaja për lidhjet e saj të supozuara të ngushta personale me Putinin. Pavarësisht sanksioneve Kabaeva përdor një avion privat “Falcon 7X” me vlerë 32.6 milionë paund që fluturon nën numrin e bishtit RA-09009.

Sipas një hetimi të OÇRP, ai i është dhënë me qira Russair dhe transporton pasagjerë të profilit të lartë të mbrojtur nga Shërbimi Federal i Sigurisë.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME