Covid-19Lajme

Skaneri i “Shefqet Ndroqit” me defekt, pacientët dërgohen te Infektivi për kontrolle

Aparatura e skanerit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ka dalë jashtë funksionit. Pacientët e shtruar të infektuar nga Covid-19 transportohen me ambulancë për të kryer diagnostikimin në spitalin Infektiv.

Sipas ‘News 24’, skaneri është jashtë funksionit prej tre ditësh, ndërsa shkak i prishjes së tij është bërë fluksi i madh i përdorimit. Urgjencat që kanë për të bërë skanerin, si fillim dërgohen në Infektiv, dhe më pas përcillen për në COVID2.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close