
Skënder Hita është emëruar drejtor i Policisë së Durrësit. Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se deri më tani, Hita mbante postin e drejtorit të Policisë së Dibrës.
Në Dibër, Hitën e ka zëvendësuar Dhimitraq Ziu. Ky i fundit deri më tani mbante postin e zv/drejtorit për rendin në qytetin e Durrësit.