Lajme

Skenë filmash në Elbasan, kërcet arma në mes të qytetit (Video)

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë mesditë në Elbasan, pranë stadiumit të qytetit. Burime bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë 4 persona dhe tre mjete, ndërkohë që fillimisht janë përleshur fizikisht mes tyre.

Më pas, personat që janë ende të paidentifikuar, kanë përdorur armët, nga ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në vendngjarje është gjetur vetëm një mjet tip mazda, me targa AA 305 SP, ndërkohë që dy mjetet e tjera janë larguar, së bashku me personat që janë përfshirë në konflikt.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur dhe kqyrjen e mjetit Mazda, ndërkohë që nuk ka ende detaje lidhur me identitetin dhe arsyet që kanë çuar personat drejt këtij konflikti. Burimet bëjnë me dije për Faxweb.al se personat e përfshirë kanë njohje mes tyre, dhe janë të skeduar nga ana e Policisë. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë, dhe të dhënat mbeten ende në përditësim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: