Lajme

Skifterët i hynë brenda me kallashnikov, ky është noteri që u grabit në Sarandë

Personi që shihni në foton e mëposhtme është noteri Thoma Kaçi, 63 vjeç i cili ra pre e maskave gjatë natës. Dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me dhunë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra.

Dy hajdutët kanë hyrë me kallashnikov në apartamentin e noterit dhe kanë marrë çfarë kanë gjetur dhe janë larguar. Fatmirësisht noteri 63-vjeçar nuk ka marrë dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Sarandë/Informacion paraprak Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: