Categories Lajme

Sllovakia nis testimin e të gjithë popullsisë kundër koronavirusit

Sllovakia ka marrë një vendim të fortë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke nisur testimin e të gjithë popullsisë. Bëhet fjalë për 5 milionë e gjysmë banorë. Operacioni filloi gjatë fundjavës me ndihmën e 8,000 ushtarëve.

Ata që nuk pranojnë do të duhet të shkojnë në karantinë, duke marrë përsipër të gjitha kostot. Qeveria ka vendosur gjithashtu një bllokim të pjesshëm, por shumë të ashpër në nivelin kombëtar. E cila do të mbetet në fuqi të paktën deri në 1 nëntor dhe mund të zgjatet.

Ne jemi të bindur se këto janë vendimet e duhura” tha Kryeministri Igor Matoviç. Testi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi moshën 10 vjeç dhe për të shmangur problemet në orët e punës do të kryhet në faza gjatë fundjavave.

Qeveria gjithashtu u ka kërkuar studentëve të mjekësisë të ndihmojnë tetë mijë ushtarët e përfshirë në operacion pasi personeli mjekësor ka mungesë. Testet për të gjithë do të përfundojnë midis dy fundjavave.

Masat e bllokimit të miratuara nga qeveria sllovake kërkojnë që popullata të qëndrojë në shtëpi. Vetëm ata që duhet të bëjnë pazar, të shkojnë në punë ose të marrin pjesë në çështje të tjera urgjente janë të autorizuar të dalin jashtë. Nxënësit po e vijojnë mësimin online.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME