Categories Lajme

Sllovakia u “ngrit” në këmbë pas vdekjes së 20-vjeçares, pezullohet vaksina Johnson & Johnson

Qeveria sllovake ka pezulluar vaksinën Johnson & Johnson, që pasi një 20-vjeçare ndërroi jetë. Për shkak të kësaj të fundit, vendi është ngritur në protestë kundër vaksinimeve, duke bërë që qeveria të marrë vendimin në fjalë.

Mediat ndërkombëtare ndërkohë shkruajnë se pezullimi i vaksinës anti- Covid do të mbetet në fuqi deri sa të zbulohet nëse ka lidhje mes vaksinës dhe goditjes cerebrale fatale që vajza pësoi dy javë pas injeksionit, tha mnistri i shëndetësisë Janez Poklukar.

Kjo vaksinë një-dozëshe kishte nisur të preferohej kohët e fundit në Slloveni pasi autoritetet vendosën pasaportat e detyrueshme të COVID për administratën shtetërore. Qeveria kishte aprovuar blerjen e 100,000 dozave të tjera të vaksinës J&J nga Hungaria.

Vdekja e të resë kësaj jave është rasti i dytë fatal i vaksinës Johnson & Johnson me të cilën janë injektuar 120,000 njerëz në Sloveni, sipas agjencisë shtetërore STA. Njoftimi pritet të nxisë edhe më tej protestat e planifikuara në kryeqytetin Ljubljana, kundër vaksinimeve dhe kufizimeve të koronavirusit.

Edhe në protesta të mëparshme mijëra demonstrues janë përleshur me forcat e policisë. Në protestën e djeshme autoritetet kishin ngritur gardhe metali dhe i bënin thirrje pjesëmarrësve të qëndronin të qetë.

Slovenia kishte rekomanduar Johnson & Johnson edhe për të rinjtë mbi 18 vjeç, ndryshe nga vendet e tjera që e kanë rekomanduar për më të vjetrit. Njerëzit e kanë preferuar atë sepse kërkon vetëm një injeksion, por zhvillimet pritet të bëjnë të ndryshojnë shumë mendje./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME