Categories Lajme

“S’mund ti thoja që i kishte rënë përsipër i tërë pallati,” zjarrfikësi tregon bisedën me të mbijetuarën nën rrënojat e tërmetit

Zjarrfikësi nga Vlora Luan Kapaj është cilësuar si heroi që shpëtoi dy jetë njerëzish nën gërmadhat e një pallati në Durrës, pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit. Në një rrëfim për RTV Ora, aksionin nën gërmadha ai e cilëson si sfidën më të madhe të jetës së tij profesionale.

“Momentin që ndodhi tërmeti unë gjendesha si gjithë të tjerët, në banesë. Pas 2-3 minutash mua më morën fëmijët më thanë babi është bërë dëm i madh”.

Kapaj tregon edhe veprimet e para që ai de kolegët e tij ndërmorën për të mbërritur në Durrës, pas situatës së vështirë.

“Rrobat i kisha në shtëpi. Na vjen njoftimi që duhet të nisemi direkt për në Durrës. Më gjithë ekipin që ndodheshim këtu, jemi nisur menjëherë drejt Durrësit. Në duhet të mbërrinim në Durrës, afër stadiumit te Shtabi i Emergjencës. Pas pak minutash atje morëm urdhrin që duhet të shkonim në lagjen nr.6, te pallati që ishte rrëzuar.

Shkuam atje, ç’të shihje! Çdo gjë e shkatërruar. Pallati ishte fundosur 2-3 kate poshtë, gjysma e pallatit ishte në rënie dhe na thanë që ka persona brenda. Ne menjëherë duhet të vepronim. Koha në këto momente nuk pret, sepse personat që gjenden nën rrënoja kërkojnë ndihmë, dhe nga momenti në moment mund të humbasin jetën.

Veprimet e para që duhet të bëjmë ne është të komunikojmë me personat nën rrënoja. Të marrim vesh situatën që ndodhen, çfarë kati, çfarë pozicioni.

Na thanë që në katin e dytë kishte dy persona dhe në katin e tretë kishte dy të tjerë. Atëherë, veprimi i parë që bëra unë si drejtues i skuadrës ishte që të mundoheshim të dëgjonim zëra. Ishte një zë gruaje që u dëgjua. Për të shpëtuar këtë grua ishte shumë e vështirë sepse pothuajse dyshemeja ishte bashkuar me soletën dhe kishte vetëm rreth 30 centimetra hapësirë për t’u futur brenda.

Fola fillimisht me të, më tha “Dua ndihmë”! në ato momente bërtas e them që është gjallë, që të bënim të pamundurën për ta nxjerrë nga rrënojat. Na u desh një mjet skrap që të hapnim një gropë sa vrima e miut, me metodat tona që të afroheshim sa më shumë te gruaja e cila na thoshte “Pse po vonoheni, mua vetëm dera më ka zënë”?

Po unë s’mund t’i thoja që është rrëzuar pallati, i thosha “Ja po vijmë po vijmë, po afrohemi”. Dhe më në fund e nxorëm jashtë. Ishte një kënaqësi e paparë pasi ne këtë grua e mbajtëm në jetë. Pas kësaj u desh të futesha prapë nën rrënoja dhe dëgjova një zë që më thoshte “Dua vetëm pak ajër”, po ishte shumë i largët.

Mu desh të dilja jashtë dhe të pyesja a ka ndonjë familjar të personave që kanë ngecur brenda dhe më thanë që në katin e dytë ka ngecur një burrë dhe një grua. Këto veprime ishin sekondare. I pyes ku ishte dhoma e gjumit apo banja, shkova, por prapë zëri vinte nga larg. Ishte shumë e vështirë për t’u futur”.

Gazetari: Pra ju bëni një planimetri të godinës?

“Po, këto veprime janë sekondare. Sepse nuk të pret koha. Poshtë arkitrarit kemi hapur një vrimë duke futur, pothuajse, në një situatë tmerrësisht të papritur. Duke rrezikuar edhe jetën. U futa nga bira e banjës, me pak mundim, arrita që zëri ta dëgjoja më nga afër. Me orë të tëra, por ia arritëm. Mundova t’i hapja një vrimë që të merrte pak ajër. Kur ajo tha që “po marr ajër”, dhe unë u ndjeva më mirë se thashë që po ia arrij të mbaj në jetë këtë persona.

Unë vetë u futa me kokë e dola me këmbë, duke kapur personin nga përpara derisa e nxorëm. Pastaj u ndje një lëkundje tërmeti. Na u tha që të gjithë të dilnim, por unë nuk dola, sepse isha i vendosur që do ta nxirrja gjallë atë person. Jam shumë krenar për punën që bëj”.

Puna e një zjarrfikësi është komplekse, por mesa duket operacioni në Durrës ka qenë një nga situatat më të vështira.

“Faktikisht edhe unë vetë, ishte rasti i parë që jam përballur me këtë situatë. Duke punuar me orë të tëra, ishte ai pluhuri që të hynte në rrugët e frymëmarrjes, pasi ne nuk mund të përdorim maska mbrojtëse. Mu dha ndihma e parë, por unë përsëri dëgjoja atë zërin që më thërriste, shkova prapë dhe e nxora prej andej”.

Kur fuqitë e tij u mendua se u shterën, ambulanca kërkoi që ai të shtrihej në barelë. Vlonjati i paepur refuzoi të merrte maskën e oksigjenit dhe u kthye në gërmadha, në kërkim të jetëve që kërkonin shpëtim. Luan Kapaj është babai i dy vajzave. Ai jeton në një apartament të thjeshtë në Vlorë, ndërkohë që karrierën e ka nisur në vitin 1984.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME