Categories Lajme

Socialistët marrin 74 mandate, PD-LSI 63, PSD 3, ngelen 35 kutitë e fundit të Tiranës

Numërimi i kutive duket se po shkon drejt fundit, kur sipas të dhënave të KQZ-së deri në mesnatën e sotme janë numëruar 6164 kuti nga 5199 në total në rang vendi. Duket se është qarku i Tiranës ai që po e mban “peng” përfundimin e procesit të numërimit për partitë me 35 kutitë e fundit.

Deri më tani Partia Socialistë rezulton si forcë e parë dhe fituese e zgjedhjeve me 74 mandate deputetësh. Ndërkohë Partia Demokratik dhe aleatët e saj kanë mundur që të marrin 59 mandate dhe LSI vetëm 4 të tillë. Surprizë ka qenë edhe PSD e Tom Doshit, i cili edhe pse u tërhoq nga gara për deputet, arriti të sigurojë 3 mandate.

Nga ana tjetër, partitë e tjera dhe kandidatët e pavarur nuk arritën që ta kalojnë pragun dhe të mund të marrin një mandat parlamentar. Kryeministri Rama e festoi dje fitoren e partisë së tij, këtë 25 prill me anë të një grumbullimi në sheshin “Skënderbej” ku mbajti edhe një fjalim për simpatizantët e të pranishmit.

Ndërsa kreu demokrat, Lulzim Basha doli pak minuta më vonë në një dalje për shtyp ku tha se votat u vodhën nga qeveria dhe se lufta sapo ka filluar. Në këto zgjedhje të 25 prillit u ftuan që të votojnë rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.

Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, këtë herë fleta e votimit ishte ndryshe ku në të njëjtën fletë votimi zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet. Kjo bëri që të dalë një numër shumë i lartë fletësh të pavlefshme, deri më tani janë plot mbi 82000 vota, gjë e cila, sipas disa kandidatëve ka qenë edhe qëllimshme, duke prishur votat e vlefshme nga numëruesit partiakë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME