Categories Lajme

Solidariteti i artistëve, shesin veglat muzikore

Mbyllja e bareve dhe pezullimi i aktiviteteve artistike për shkak të pandemisë po ndikon edhe tek industria e argëtimit. Për të ndihmuar mijëra të punësuar në këtë sektor disa artistë janë bërë bashkë dhe kanë vendosur në ankand disa nga instrumentet e tyre të përdora gjatë performancave të ndryshme.

Më shumë se 144 mijë dollarë mund të jetë fondi që ata mund të sigurojnë nga kjo nismë. Taylor Swift, Bradly Cooper apo Keith Urban kanë dhuruar kitarat e tyre për të ndihmuar të gjithë ata punonjës të industrisë së muzikës country, të cilët janë të prekur nga pandemia Taylor Swift dhuroi kitarën e zezë Gibson me të cilën debutoi këngën e saj të re Betty. Së bashku me nëntë zgjedhjet e personalizuara të këngëtares. Shtëpia e Akandit “Chirstie” bëri me dije se mund të sigurojë 25,000-40,000 dollarë.

Kitara elektrike e Bradly Cooper të cilën e përdori në filmin ”A star is Born” është në ankand dhe vlera e saj mund të arrijë shifrën 2,000-4,000 dollarë. Në ankand është po ashtu një harp e Dolly Parton që arrin vlerën deri në 100 mijë dollarë apo edhe kitarat e Keith Urban apo Blake Shelton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME