Categories Lajme

Sondazhi: Në të gjithë planetin mbizotën pasiguria

Pasiguria ushqimore, frika në punë, kriza klimatike, sulmet kibernetike dhe shëndeti mendor janë disa nga temat që duket se shqetësojnë këdo anembanë planetit. “Sondazhi Botëror për Rreziqet”, i pari studim global në këtë fushë, u publikua të martën nga fondacioni britanik “Lloyd’s Register” dhe kompania amerikane e sondimit, “Gallup”.

Intervistat me rreth 150 mijë persona në 142 shtete zbuluan se ka një ndërlidhje të qartë mes perceptimeve për risqet dhe shpërndarjes gjeografike të personave. 27 për qind e grave të pyetura thonë se ndihen më të pasigurta dhe të frikësuara nga ngacmimet në ambientet e punës sesa 5 vite më parë. Problemi i ushqimeve dhe ujërave të ndotur, ndërkaq, shqetëson edhe të intervistuarit në Shqipëri që shprehen se nuk kanë besim se qeveria po i adreson shqetësimet e tyre.

Për ata që përdorin internetin, 71 për qind identifikojnë lajmet e rreme, mashtrimet financiare dhe kanosjen nga interneti si rreziqet kryesore të botës virtuale. Sipas drejtuesve të fondacionit “Lloyd’s Register”, perceptimet janë po kaq negative për çështjet e ndryshimeve klimatike dhe ndotjes, siç rezulton në Kosovë, por edhe për dhunën në punë.

“Rreth 70 për qind e popullatës botërore e sheh krizën klimatike si kërcënim serioz për vendet e tyre në 20 vitet e ardhshme. Skepticizëm ka më shumë në Amerikë dhe në Kinë.” “Dhuna dhe ngacmime në punë janë problematike. 50 për qind e punonjësve në disa shtete thonë se kjo u ka ndodhur, e sondazhi nxjerr një lidhje të ndërsjellë mes dhunës e ngacmimit në punë dhe përvojave të mëvonshme të problemeve të shëndetit mendor.”

Intervistat globale për rreziqet u kryen vitin e kaluar përpara se bota të përfshihej nga pandemia e koronavirusit, por realizuesit e saj thonë se konkluzionet do u vijnë në ndihmë bizneseve, qeverive dhe akademikëve për të ndërmarrë nisma dhe politika për një botë më të sigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME