
Evis Kushi ka dhënë mesazhin e saj të fundit si ministre të Arsimit me nisjen e vitit të ri shkollor.
Evis Kushi publikoi një video nga shkolla 9-vjeçare “Hasan Prishtina”, teksa nxënësit këndojnë himnin e flamurit.
“Me himnin e flamurit, që këndohet sot nga të gjithë nxënësit në mbarë vendin, për të çelur siparin e vitit të ri shkollor, e që do të vijojë të këndohet çdo të hënë në të gjitha shkollat tona, ju uroj suksese e vit të mbarë!”, shkruan Kushi.