Lajme

Sot gjyqi për vulën e PD/ Kush do ta marrë, Alibeaj apo Berisha?

Kush do të marrë vulën e Partisë Demokratike? Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj? Gjykata e Apelit të Tiranës pritet të shqyrtojë sot ankimin e bërë nga PD zyrtare për vendimin e shkallës së parë, që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 dhe Sali Berishën si kryetar të kësaj force politike.

Seanca është parashikuar të mbahet në orën 11:00, ndërsa shorti ka përcaktuar që trupa gjykuese në Apel do të drejtohet nga gjyqtarja Elona Mihali, ndërsa në përbërje të tij si anëtarë do të jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

Treshja do të vendosë sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 Marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri.

Më 17 Janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve. Gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close